Dhuna barbare/ Orë kritike për avokatin Mëngjesi, gjendja e tij mbetet e rëndë

Saturday, 01 June 2024 14:17
 
 

Avokati Sokol Mëngjesi, i cili u dhunua nga 4 persona ditën e martë në zonën e Ish-bllokut vazhdon të jetë në gjendje të rëndë.

Ai është në monitorim intensiv nga stafi mjekësor në reanimacion të Spitalit të Traumës, ku i bëhen ekzaminime herë pas here për të parë gjendjen e tij. 

 

Sipas burimeve nga Spitali i Traumës, do të pritet deri të hënën dhe nëse gjendja do të jetë e njëjtë siç po vijon dhe nuk do ketë përkeqësim, do të tentohet zgjimi për ta nxjerrë nga intubimi.

Avokati u dhunua mëngjesin e 29 majit sapo la djalin në kopsht në zonën e ish-bllokut. Dorian Alia 32-vjeç i cili u vetëdorëzua, ka pranuar se porositës i sulmit është Dritan Nano. I riu ka pranuar se dhuna ka ardhur si paralajmërim që avokati 45 vjeçar të tërhiqej nga padia kundër Nanos për të marrë çka i takonte në pronën e fituar me gjyq te kullat e Liqenit.

Login to post comments