Berisha: Krerët e reformës në drejtësi kanë heshtur për krimin ndaj avokatit Mëngjesi sepse nuk kanë moral! Ata janë turpi i dheut

Saturday, 01 June 2024 21:33
 
 

Kryetari i Partisë Demokratike Sali Berisha ka akuzuar drejtuesit e drejtësisë për heshtjen për sulmin ndaj avokatit Sokol Mëngjesi.

‘Krerët e reformës në drejtësi kanë heshtur për krimin ndaj avokatit Mëngjesi sepse nuk kanë moral! Ata janë turpi i dheut’, tha Berisha. 

 

Pjesë nga fjala e kreut të PD-së, Sali Berisha:

Të dashur miq, keni konstatuar se përpara këtij akti, krimi të shëmtuar shtetëror, kanë heshtur të gjithë krerët e reformës të re të drejtësisë.

O faqezinj, po çfarë morali keni ju, kur një profesor universiteti, avokat në sistemin e drejtësisë i licencuar, goditet dhe gjendet në koma dhe heshtni si fije bari.

Nuk është ky morali i gjykatësve dhe prokurorëve shqiptarë.

As i përmbaruesve. Ky është morali i Malavecëve, i Llagamëve, i KLP-istë, morali i Metanit, i turpit.

Po nuk keni turp jo mo? Po ç’përfaqësoni ju mo? Ju përfaqësoni turpin e turpeve, përfaqësoni anën më të zezë të një zyrtari.

Detyrohet Dhoma e Avokatisë t’u denoncojnë ju se heshtni, heshtni me turp.

Ta zëmë se ai nuk ishte avokat i Sali Berishës dhe po kërkonte thjesht atë që i takonte. Po të parët në mbrojtje të tij...

Po ju të gjithë jeni në darën e krimit, Malaveci është i drogës, Llagami është e korrupsionit, Metani është i djegësave.

Jeni turpi i dheut!

Edhe njëherë le t’i urojmë së bashku shërim, t’i lutemi Zotit të shpëtojë nga kjo situatë profesori i nderuar.

Të vazhdojmë betejën tonë, mosbindja civile, zemërimi, zemërimi qytetar drejt zemërimit të përgjithshëm.

Drejt fitores.

Drejt qeverisë teknike.

Zgjedhjeve të lira.

Shqipëria në rrugën e Europës.

Faleminderit.

Login to post comments