Berisha: Qeveria e PD-së do marrë përsipër fëmijën e 3-të gjerë në moshën 22-vjeçare, me çdo shpenzim, shkollim, punësim

Diel, 02 June 2024 21:39
 
 
 

Lideri i opozitës, Sali Berisha ka shpalosur një pjesë të programit social të PD-së me të cilin do të garojnë në zgjedhjet e 2025.

‘Qeveria e PD-së do të marrë përsipër fëmijën e 3-të gjerë në moshën 22-vjeçare, me çdo shpenzim, shkollim, punësim’, premtoi Berisha gjatë tubimit qytetar që zhvillohet poshtë banesës së tij.  

Berisha: Miqtë e mi!

Shqipëria po ikën para syve tanë.

Ka një kushtrim, ka një klithëm që buron nga shpirti dhe zemra e shqiptarëve; të ngrihemi dhe të përmbysim këtë regjim.

PD do ti japë përgjigjen më të vendosur kthesën vendimtare në demografinë e shqiptarëve.

Sot unë shpall para jush se përveç primeve të fuqishme për fëmijën e parë dhe të dytë.

Përveç subvencioneve dhe mbështetjes për çiftet e reja për strehim dhe punësim, qeveria e PD-së do të marrë përsipër fëmijën e tretë gjerë në moshën 22-vjeçare, me çdo shpenzim, shkollim, punësim dhe gjithçka tjetër.

Asgjë nuk duhet të na mposhtë ne.

Asnjë agresion i mafias shqiptaro-ndërkombëtare ndaj nesh nuk duhet të na mposhtë. Duhet ti dalim zot vetes dhe vendit.

Duhet të shkërmoqim shtetin e mafias, të ndërtojmë shtetin ligjor, shtetin e vullnetit të shqiptarëve.

 
 
Login to post comments