Gazetari i Rai3 ‘torturon’ Ramën: Nëse KM italiane do të takohej me njeriun që pastron paratë për kartelet meksikane, do i bëja pyetje të përsëritura breshëri

Diel, 02 June 2024 22:30
 
 

Gazetari i Rai3 ka dhënë një leksion gazetarie për shqiptarët sonte gjatë intervistës që emisioni investigativ, ‘Report’, ka zhvilluar me Edi Ramën. Gazetari i Rai-t ka këmbëngulur në pyetjen e tij nëse do t’i hiqej licensa e kazinosë Luftar Hysës, i cili tashmë është faktuar si anëtar dhe pastrues i parave të kartelit meksikan të drogës. Por Rama, i mësuar me gazetarët shqiptarë që i parapërgatit intervistat ka tentuar disa herë t’i bëjë bisht pyetjes duke mos u përgjigjur. Madje ai i ka thënë gazetarit italian se do po të kishte një rast të ngjashëm me Melonin, do ta quante ashtu.

“Nëse ndokush del se është një person që duhet të përgjigjet përpara drejtësisë për afera, siç ndodh në Itali çdo muaj, ju nuk do ta merrnit kurrë guximin të thoshit, “atëherë, për këtë, kryeministrja italiane që është takuar me atë njeri, është një kriminele”. 

 

Kësaj dredhie të Ramës, gazetari italian i është përgjigjur duke i dhënë atij dhe gazetarëve shqiptar një leksion të vërtetë, “Nëse kryeministrja italiane do të takohej me njeriun që pastron paratë për kartelet meksikane, do i bëja pyetje të përsëritura breshëri vetëm për këtë aspekt”,- iu përgjigj ai kryeministrit shtiptar.

Pjesë nga intervista:

Rai3: Po keni post shtetëror.

KM: Më fal, po unë nuk jam shteti, jam Kryeministri. Shteti ka strukturat e veta, ka administratën e vet, sepse është siç e thashë më parë. Pra, krimineli italian, i cili është dënuar këtu me 17 vjet, i është drejtuar gjykatës për një problem, që, sipas tij, është krijuar nga ne, ndërkohë që ai pastronte para dhe ka përdorur një fjalë timen, postuar në Tëitter, pasi ishte shprehur prokuroria, si presion kundër lirisë së shtypit. Pra, duhet kaluar përmes rrugës gjyqësore, përmes rrugës institucionale për çdo subjekt, për gjithçka, sepse hetimet janë një gjë, proceset gjyqësore janë një gjë tjetër, vendimet e formës së prerë nga gjykatat janë diçka tjetër dhe po te dilet me shpatë e të flitet qesim, pastaj e gjen veten në situata shumë të parehatshme nga këndvështrimi i shtetit.

Rai3: Pra, duke qenë se keni dhënë një koncesion, keni nisur hetim për këtë shoqëri?

KM:  Ju po më thoni një gjë që vetëm tani e marr vesh, se po ma thoni ju, se as nuk jam në dijeni të kësaj gjëje. Jua përsëris, edhe njëherë, ne, shteti shqiptar nuk jep koncesione, nuk u jep leje, nuk iu jep asgjë kriminelëve. Pastaj, nëse ndokush del se është një person që duhet të përgjigjet përpara drejtësisë për afera, siç ndodh në Itali çdo muaj, ju nuk do ta merrnit kurrë guximin të thoshit, “atëherë, për këtë, kryeministrja italiane që është takuar me atë njeri, është një kriminele”

Rai3: Po, po, kur më pas zbulohet se ka një hetim ndërkombëtar, pezullohet aktiviteti i këtyre shoqërive tregtare, nëse dyshohen si mafioze, që do të thotë se, nëse janë mafioze, nuk ka nevojë as për proces gjyqësor.

KM: Edhe njëherë, se po i shtojmë fjalë...

Rai3: Jo nuk dua të shtoj gjë.

KM: ... për këtë. Ju po përpiqeni ta çoni intervistën në drejtimin që doni, që do të thotë, të vazhdoni të këmbëngulni te emisioni i mëparshëm, që këtu ka një histori kriminelësh, një histori personazhesh të errëta e kështu me radhë.

Rai3: Nëse kryeministrja italiane do të takohej me njeriun që pastron paratë për kartelet meksikane, do i bëja pyetje të përsëritura breshëri vetëm për këtë aspekt.

Login to post comments