Gazeta më e madhe gjermane/ BILD: Shqipëria, narkoshteti para derës sonë

Hënë, 03 June 2024 11:44
 
 

Gazeta më e madhe gjermane, BILD, publikon një tjetër artikull bombastik për qeverisjen e Edi Ramës.

Këtë herë, në faqe të parë, gazeta publikon një artikull me titull: “Shqipëria, narkoshteti para derës sonë”. 

 

Shkrimi vjen si vazhdim i një hetimi ekskluziv që ka bërë gazeta BILD për lumenjtë e kokainës në Gjermani.

Gazeta theksn se Gjermania është përmbytur me kokainë si kurrë më parë.

“Gjithmonë në fokus është Shqipëria,” thekson gazeta.

Sipas saj vendi është epiqendra e mafies evropiane të kokainës.

Vetë ministrja e Brendshme e Gjermanisë, Nancy Faeser paralajmëron në BILD se bandat shqiptare po përmbysin tregun e drogës në Gjermani.

“Krimi i organizuar shqiptar me lidhjet e tij në Amerikën e Jugut është veçanërisht në fokus të hetuesve,” tha ministrja.

Gazeta shkruan se vrasjet mafioze në Shqipëri janë një realitet i përditshëm. Vetëm në vitin 2021 u regjistruan 100 vrasje të tilla.

“Problemi është se mafia e drogës ka lidhje deri në nivelet më të larta politike në Shqipëri,” shkruan gazeta.

Image

Login to post comments