Dhuna ndaj Sokol Mëngjesit/ Avokatët në Durrës bojkotojnë seancat gjyqësore

Hënë, 03 June 2024 16:50
 
 
 
 

Nga dita e sotme, në Gjykatën e Durrësit do të zhvillohen vetëm seancat për dhënien e masave të sigurisë. Të gjitha seancat e tjera për çështje civile apo penale shtyhen për një afat tjetër, për shkak të bojkotit një javor, të vendosur nga Dhoma e Avokatisë në Durrës. Lënia e avokatëve jashtë dyerve të gjykatës, deri në nisje të seancave ka nxitur reagimin e këtyre të fundit.

“Qasja e Gjykatës për të lënë avokatët jashtë, në një ambient shumë të vogël dhe të tejmbushur me njerëz, jashtë çdo kushti higjenik, në një sezon si virozash ashtu edhe temperaturash të larta është e papranueshme dhe denigruese për figurën e avokatit”, thotë Lorval Petani, kreu i Dhomës së Avokatisë Durrës. 

 

Ajo që e bën më absurde situatën, është se vendimi i Gjykatës së shkallës së parë Durrës u është komunikuar verbalisht avokatëve dhe jo përmes një shkrese zyrtare.

“Nuk kemi një vendim të shkruar akoma, që të pasqyrohet arsyeja e lënies jashtë, thjesht është një vendim i administratës dhe është bërë bllokimi tek dera hyrëse e gjykatës. Vendimi na është komunikuar tek për tek”, vijon më tek Petani.

Rreth 500 seanca gjyqësore të parashikuara për t’u zhvilluar në gjykatë, rrezikojnë të dështojnë, pasi avokatët shprehen në unison me vendimin e marrë nga Dhoma, sepse ndihen të diskriminuar dhe nëpërkëmbur.

“Kemi një mosbarazi të palëve, mes avokatit dhe prokurorit. Të mos harrohet që Avokati është institucion, figura e avokatit nuk mund të denigrohet. Figura e avokatit nuk mund të preket, pasi nëse preket avokati është prekur shteti”,- deklaroi avokatja Shqiponja Meta.

“Avokati nuk është një person, është një personalitet. Prandaj çdo veprim i tillë është absolutisht i kundraligjshëm, cënon të drejtën kushtetuese të shtetit shqiptar”,- tha avokati Faslli Ceka.

Krahas kësaj problematike, avokatët evidentojnë një tjetër shqetësim, që ka të bëjë me zhvillimin e seancave gjyqësore me dyer të mbyllura.

“Ka më shumë se një muaj që gjyqet zhvillohen me dyer të mbyllura dhe kjo nuk pasqyrohet në asnjë procesverbal. Sekretarja nuk lejon që të hyjë avokati që përfaqëson palët. Urdhri i gjykatës nuk lejon që të hyjnë palët, me përjashtim të atyre që thërret sekretarja”, deklaroi avokati Kreshnik Poga.

Nisur nga rasti i dhunimit të avokatit Sokol Mëngjesi në Tiranë, ditë më parë, avokatët deklarojnë se ky trajtim i tyre nga institucionet shtetërore i hap rrugën veprimeve të tjera të ngjashme. Nëse gjatë këtyre ditëve, Gjykata nuk do të ndryshojë qëndrim, Dhoma e Avokatëve Durrës paralajmëron përshkallëzimin e veprimeve të saj.

“Nëse nuk do të ketë reagime nga Gjykata do të diskutojmë në mbledhjen e Këshillit Drejtues, për ecurinë e javës së ardhshme nëse do të përshkallëzohen veprimet”,- deklaroi kreu i Dhomës, Lorval Petani.

 
 
Login to post comments

Lajmet e fundit

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

Politikë

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

  Nga Rruga e Shpresës, në tubimin qytetar, anëtarja e FRPD, Alda Hajderasi tha se Edi Rama, pasi largoi rininë, ka filluar të godasë ata që kanë ngelur, pensionistët. SPAK pse nuk...

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

Politikë

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

  Shqiptarët që jetojnë në Britaninë e Madhe i janë përgjigjur masivisht ftesës së bërë nga kryetari i PD-së, Sali Berisha për një takim në Londër.  Drejtori i komunikimit në PD, Alfred...

Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%!

Politikë

Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%!

Nga Ilda Zhulali: Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%! Ndërsa planin e gjobave të tjera, në masën 188%! Sa më pak vende parkimi...