Gazetari i emisionit Report në RAI3, Giorgio Mottola ka folur ekskluzivisht për SYRI TV me Armela Ferkon, ku është ndalur edhe te impresionet e tij nga intervista me kryeministrin Edi Rama.
Sipas Mottola, kryeministri tregoi se nuk e ka zakon të flasi me gazetarë të lirë dhe të pavarur dhe nuk e ka zakon t’i përgjigjet pyetjeve jo të përshtatshme për të.
Pjesë nga intervista në studio:
Ferko: Si ishte sjella e Ramës. Ai vetë ka përdorur një term në fillim si autokrat, i ngjante?
Mottola: Rama me mua u tregua shumë mikëpritës. Autokrati që helmonte...ishte një batutë por ka pasur momente kur kryeministri tregoi se nuk e ka zakon të flasi me gazetarë të lirë dhe të pavarur dhe nuk e ka zakon t’i përgjigjet pyetjeve jo të përshtatshme për të. Në fillim u përgjigj me disa fyerje, më tha që pyetjet e mia ishin baltë, që nuk isha në gjendja të bëja zanatin tim profesionin tim etj. Më ka akuzuar se prodhoi...këto batuta deligjitimime janë si të një autokrati, por po themi për ta shfajësuar që edhe Meloni përdor të njëjtin sjellje qëndrim vulgar arrogante kundrejt gazetarëve që nuk janë në të njëjtën linjë me të.