Aktori i mirënjohur Mehdi Malkaj, mbajti fjalën e tij ditën e sotme në protestën para Bashkisë së Tiranës.
Pjesë nga fjala e tij:
Kryeminstri i vendit bën gallatë me popullin shqiptar se ai as dëgjon, as shikon, as kupton.
Po për çfarë është ai? Për të shitur dëngla poshtë e përpjetë nëpër Europë?
O njerëz, po a e kuptoni në çfarë shteti jemi dhe ku jemi?
Jemi ku thërret kiameti, nuk ka ku të jemi më keq se kaq.
Të dashur miq, ndodhën kaq shumë gjëra, dhe pyesim veten ku janë këta ambasadorët e ndjeshëm që e kanë ndjeshmërinë shumë të lartë?
Pse nuk flasin gjysmë fjale tani, por folën për një molotov që u hodh këtu, me të drejtë.
Një molotov, i cili nuk u hodh për këta burrat që janë këtu, por për atë qelbësirën që është brenda.
Ku janë këta ambasadorët e ndjeshëm?
Zonja dhe zotërinj, unë mbaj përgjegjësi për vetën time, unë jam protestues i 98-tës, dhe do të protestoj deri sa të kem jetë.