Jep dorëheqjen kryetarja e komanduar e Bashkisë së Himarës

E mërkurë, 05 June 2024 12:32
 
 

Kryetarja e komanduar e Bashkisë së Himarës, Blerina Bala ka dhënë dorëheqjen.

Lajmi konfirmohet nga burime për SYRI TV. 

 

Blerina Bala u zgjodh kryetare e komanduar për Himarën nga Këshilli Bashkiak deri në zgjedhjet e ardhshme.

Mendohet që argumenti i këtij vendimi të kryetares së komanduar ishte për arsye personale dhe pamundësi në realizimin e detyrës.

Tashmë sipas ligjit për funksionimin e pushtetit vendor, do të jetë Këshilli Bashkiak i Himarës që do të mblidhet për të votuar dhe komanduar një tjetër kryetar.

Blerina Bala u zgjodh drejtuese e re e bashkisë së Himarës, me 15 vota pro në Këshillin Bashkiak, pasi Fredi Beleri dhe Jorgo Goro janë në burg.

Bala ka qenë anëtare e Partisë Socialiste dhe nënkryetare për disa kohë në bashkinë e Himarës.

Login to post comments