Argita Malltezi ka foluar mbrëmjen e sotme në emisionin “quovadis” në Vizion Plus ka folur për përfshirjen e saj në politikë.
Insistimit të panelistëve për të marrë një përgjigje nga Malltezi, nëse do të përfshihet në mënyrë më të dretjpërdrejtë në politikë, ajo iu përgjigj se nuk e ka një projek të tillë, por theksoi se është e gatshme të vlerësojë çdo situatë sipas kushteve dhe rrethanave.
“Unë i jam kushtuar jetës akademike, në të ardhmen ndoshta do të mendoja edhe avokatinë, por unë me politikë jam marrë gjithë jetën time, jam marrë më shumë se me çdo komponent tjetër të jetës time me politikë sepse ka qenë e lidhur edhe jeta ime, prindërve të mi, bashkëshortit…Unë nuk futem në politikë që të dal një ditë të udhëheq një protestë dhe të them u futa në politikë. Të futesh në politikë ka rregulla. Ka struktura, ka garë.”,- u shpreh Argita Malltezi.
Argita Malltezi pranoi në Quo Vadis se ka diskutuar me Sali Berishën për çdo gjë, por momentalisht nuk e ka prioritet pozicionimin në rresht të parë.
“Kam diskutuar edhe me babain tim, por nuk e kam prioritet të hyj në rresht të parë të aktivizimit politik”, shtoi Malltezi.
E pyetur nga kryeredaktori i Vizion Plus Roland Zili se kush do e trashëgojë “hipotekën” politike të Berishës, Argita Malltezi tha:
“Trashëgimia e Berishës i takon PD që ka ardhur si rezultat i njerëzve që kanë kontribuar dhe i lidershipit të Sali Berishës. Ka dhe një komponent familjar, i cili na takon ne. Kjo është diçka që mund të ruhet në familje dhe nuk mund të përfshihen të dyja. Nëse nuk do merrem me poolitikë, unë dhe Shkëlzeni ruajmë atë trashëgimi të veçantë”