Kryeparlamentarja Lindita Nikolla ka vazhduar sot me skandalet e saj në vazhdimin e seancës parlamentare.
Pasi nuk lexoi deri në fund vendimin e grupit parlamentar të PD-së, që përfshinte edhe Sali Berishën, pasi përjashtoi sekretarin e Përgjithshëm të PD-së, Flamur Noka se kërkoi vetëm të drejtën dhe zbatimin e rregullores së kuvendit, Lindita e parlamentit ka vazhduar me skandalet.
Ajo nuk ka lejuar që të zhvillohet një mocion me debat për Edi Ramën, narkoshtetin dhe dokumentarin e RAI-3 në lidhje me skandalet e qeverisë Rama.
Deputetët e opozitës kanë reaguar në lidhje me këtë vendim dhe sërish Lindita e parlamentit ndërpreu punimet e seancës parlamentare.