La Repubblica/ Orët në komisariat të dy të rinjve që protestuan kundër Ramës dhe Melonit

Premte, 07 June 2024 11:38
 
 

Gazetata italiane e së majtës La Repubblica në artikullin e gjatë që i ka kushtuar fushatës elektorale për zgjedhjet evropiane që Giorgia Meloni bëri në Shëngjin ka pasqyruar edhe incidentin me dy të rinj shqiptarë që patën një ide të veçantë ndërkohë që zhvillohej takimi i dy kryeministrave. Arlinda Lleshi dhe Edison Lika përfunduan në polici vetëm se vendosën të shprehnin protestën e tyre përmes një provokimi.

Ata u ngjitën një majën e një pallati mbi portin ku do të vendoset kampi për pritjen e refugjtëve të kapur në det nga anijet patrulluese italiane dhe ndërkohë që zhvillohej ceremonia e dy kryeministrave lëshuan një parrullë ku 5 nëntori i vitit 2023, dita e nënshkrimit të protokollit Rama Meloni, krahasohej me 7 prillin e 1939 kur Italia fashiste pushtoi Shqipërinë. Sikur ajo banderolë e varur në mur të mos mjaftonte ata kishin vendosur edhe një altoporlant nga i cili buçiste zëri i Benito Musolinit, në fjalimin e famshëm ku ai shpall dhënien e kurorës së mbretit të Shqipërisë monarkut Italian Vitorio Emanueli (video poshte).

 

Në fakt, provokimi inteligjent i dy të rinjve ishte i gjetur. E pasa sepse kryeministrja italiane drejton një parti post fashiste e cila njihet si pasardhësja direkte e këmizhëzinjve të Duçes. E dyta sepse protokolli i firmosur nga dy kryeministrat i njeh Italisë sovranitet të plotë mbi një pjesë të territorit sovran shqiptar

Por, shkruan La Repubblica kjo gjë nuk i ka pëlqyer aspak policisë shqiptare e cila i hoqi nga vendi ku kishin zgjedhur të protestonin dy të rinjtë dhe i mbajti ata të ndaluar në komisariatin e Lezhës. “Ata na thanë se për protestën tonë nuk kishim leje por motivi i ndalimit tonë ishte thellësisht politik” i tha të përditshmes italiane Edison Lika.

Ghithësesi incidenti i dy të rinjve shqiptarë mori më pak vëmendie mediatike sesa ai i deputetit opozitar italian Riccardo Maggi i partisë ‘Piu Europa’, që u përplas me kryeministren Georgia Meloni, gjatë daljes nga kampi i Gjadrit.

Ligjvënësi italian mbante në dorë një letër ku shkruhej “jo Guantanamos italiane”, por ai u shty, keqtrajtua dhe u gjakos nga badigardët shqiptarë. “Bëtë viktimat për një orë pa iu përgjigjur asnjë pyetje se si do të funksionojë kjo qendër. Ju po bëni fushatë. Badigardët tuaj s’po më lejojnë e po më dhunojnë” i tha ai kryeministres italiane e cila iu afrua për ta shpëruar nga duar e rojeve.

“Nëse kjo i ndodh një deputeti, imagjinoni se çfarë mund t’i ndodhë një emigranti”, u dëgjua ai duke iu drejtuar Melonit.

Login to post comments