Fotoja e një protestuese opozitare në Shqipëri u bë viralë në median sociale dhe ndërkombëtare.
Fotoja e realizuar nga Florian Goga u shpall ndër fotot e javës nga agjencia e madhe Reuters.
Në foto shihet se si protestuesja qëndron e vetme përballë forcave të shumta policore.
Edhe pse përballë ka policë të armatosur gjer në dhëmbë, ajo nuk ndalet përpara tyre.
Opozita protestoi një ditë më parë përpara Kuvendit duke kërkuar dorëheqjen e kryeministrit Edi Rama.
Reagimi erdhi pas raportimeve nga mediat ndërkombëtare RAI 3 dhe BILD se Shqipëria është një narkoshtet në duart e Edi Ramës.