Kryetari i Partisë Demokratike Dega Vlorë, Atird Hoxha ka denoncuar gjendjen aktuale të Vlorës në fillim të këtij sezoni turistik, ku sipas tij është një masakër mjedisore.
‘Vlora e kthyer në masakër mjedisore, vuan 3 ditë pa ujë, Llogaraja mbytur nga pluhuri i betonit dhe Orikumi i ndotur nga plehrat. Ja çfarë do i ofrojë Rama turistëve këtë sezon’, shprehet Hoxha në një denoncim nga terreni.
DEKLARATË NGA VLORA, KRYETARI I PD-SË SË VLORËS, ATIRD HOXHA
Të dashur qytetarë të Vlorës,
Kjo është pamja e Llogarasë sot. Në vend të mjegullave që ia dhuron Zoti çdo ditë kësaj perle të Shqipërisë, qeveria i gostit shqiptarët dhe turistët me këtë re pluhuri.
Kjo masakër mjedisore, në një nga zonat më të frekuentuara të vendit është vepër e firmave të ndërtimit të Edi Ramës që ai i mundëson me firmat e tij fap e fap.
Nëse për të larë pluhurin nga pemët dhe nga shpatet e kodrave do presim shiun, po mushkëritë e udhëtarëve dhe banorëve, po prodhimet e zonës, me çfarë pastrohen?
Kjo është pamja sot, dhe ky është një fakt jo lajme të kurdisura në televizionet e freskut qeveritar.
Kjo është Vlora e Edi Ramës dhe Ermal Dredhës së Rilindjes.
Mos harroni se kjo është vetëm pak kilometra nga sheshi i hapur te rrethrrotullimi i Orikumit ku hidhen plehrat e bashkisë.
Rilindjes i kanë plasur të gjitha, edhe cipa.
Ndërsa këtu jemi në qytet brenda. Plasja e tubacionit të ujrave të bardha jo vetëm ka dëmtuar disa biznese përreth, ka lebetitur banorët dhe turistët, por ka lënë prej ditësh pa ujë banorët e qytetit.
Pa four për vendimin idiotesk dhe dashakeqës të kryerjes së punimeve në hapje të sezonit turisitik. Vlora pret 9 muaj për 3 muaj verë dhe turizëm dhe këta për tre orë ia shkatërrojnë të gjitha.
Kjo është Vlora, kjo është qeverisja e saj këtu, dhe ajo në Tiranë e deputetit të parë.
Prandaj shqiptarët ikin dhe vendi zbrazet.
Kjo qeveri kujton se me Lungomaren e vitrinës mbulon lungo-turpin e gjithë Vlorës.