Analisti Andi Bushati, i ftuar në Edicionin Ora 19:00 në Syri Tv, u shpreh se Rama duket sikur emisionin e dytë nga RAI, e kërkoi me ngulm për të rritur në njëfarë mënyre, vlerën e tij në sytë e Melonit.
“Pra, ndoshta Rama nga njëra anë do ta rrisë vlerën e tij tek Meloni , pra po bëhet pjesë e fushatës elektroale në itali, për t’i vënë gjoksin mbrojtjes së asaj që i intereson kryeministres italiane”, u shpreh Bushati.
Është e vërtetë që është një histori që zgjat dhe është histori që zgjat që nga emisioni parë .
Po ta kthejemë filmin te emisioni i parë, u duk sikur emisioni i dytë nuk do bëhej nëse kryeminstri shqiptar nuk do mbante lart dozën e provokimit.
Pra Rama mori drejtorin e RAI-t në telefon, shkarkoi një skandal me këtë, u fut në polemika me gazetarët italianë, ju përgjigj mediave italiane, vazhdoi me fyerje për vetë emisionin, pra dukej në njëfarë mënyre se pavarësisht se emisioni bënte reklamën më të mundshme negative për qeverinë Rama, për kryeminsitrin vetë personalisht, duket sikur Rama e donte këtë gjë, e provokonte dhe ishte ai që prodhoi një emision të dytë.
Duket paradoksale në fakt po e pe kështu po pas kësaj mund të ketë dhe prapa-mendime.
Pra, ndoshta Rama nga njëra anë do ta rrisë vlerën e tij tek Meloni , pra po bëhet pjesë e fushatës elektorale në itali, për t’i vënë gjoksin mbrojtjes së asaj që i intereson kryeministres italiane.
E dyta ne e dimë që në Shqipëri shërbimi i huaj më i fortë që njeh lidhjet kriminale shqiptare, është ai italian.
Dhe kjo për shkak se italia është vendi më i rrezikuar nga kriminaliteti shqiptar.
Dhe po ta shohim në gjithë 10-vjeçarin e Ramës ai ka bërë ç'ështe e mundur duke ju bërë qoka, dhe duket që Rama kërkon me domosdo te ketë një valvul sigurese sa më lart në qeverinë italiane.