Kryebashkiaku i Tiranës, Erion Veliaj zhvilloi dje një takim në Njësinë Nr. 2 të Tiranës me anëtarët e PS-së për 33-vjetorin e themelimit të kësaj partie. Ky takim ishte një dështim total, pasi Veliajt i shkuan vetëm 50 vetë në total. Megjithatë, kjo braktisje nuk është e vetmja goditje që i erdhi sot kryebashkiakut dhe drejtuesit politik të PS-së për qarkun e Tiranës.
Pas Njësisë Nr.2, Veliaj kishte organizuar një takim edhe në Njësinë Nr. 5 të kryeqytetit, në orën 17:00. Socialistët e bojkotuan masivisht lali Erin, pasi në takimin e dytë nuk pati as 30 pjesëmarrës. Siç shihet edhe nga fotoja e publikuar nga CNA, tavolinat ishin të boshatisura.
CNA ka siguruar edhe një bisedë në grupin e “WhatsApp”-it të njësisë 5, ku ministrja e Sipërmarrjes, Delina Ibrahimaj u ka kërkuar socialistëve të shkojnë në takim.
Duke qenë se anëtarët e PS-së nuk i janë bindur urdhrit të ministres, një nga drejtuesit e njësisë u ka kërkuar socialistëve llogari, por as kësaj radhe nuk kanë marrë një përgjigje.