Dhuna ndaj avokatit Sokol Mëngjesi, Balliu: Qeveria i ka dhënë dorë krimit. Politika dhe bandat janë bërë një

Saturday, 08 June 2024 22:11
 
 
 

Shefi i Organizimit në PD, Klevis Balliu i ftuar në News 24 ka komentuar dhunën ndaj avokatit Sokol Mëngjesi.

Balliu theksoi se qeveria i ka dhënë dorë krimit. Sipas tij, situata në Shqipëri ka degraduar, derisa një avokat rrihet me sende të forta në mes të ditës.

Klevis Balliu: Sokol Mëngjesi është avokat i Sali Berishës. Kemi një qeveri që i ka dhënë dorë krimit, që të goasë intelektualë. Shqipëria ka degraduar, sepse goditet një avokat në mes të ditës. Sot vlerën në shoqëri e kanë marrë trafikantët, shokët e Burim Damit dhe jo intelektualët.
 

Opozita ka treguar se çdo akuzë e ka vërtetuar. Edhe për Tahirin është thënë që nuk kishte lidhje me Halilajt dhe doli ndryshe. Politika dhe kronika e zezë janë bërë një dhe kjo është për të ardhur keq.

Login to post comments