Ish kryeministri Italian D’Alema është fotografuar gjatë ditës së sotme duke udhëtuar me avion në drejtim të Tiranës.
Ai vetëm pak ditë më parë u akuzua nga RAI3 në reportazhin për Shqipërinë se ka ndihmuar Ramën në krijimin e narkoshtetit të tij.
Aq të rënda ishin akuzat se gazetari i ‘La Notizia Andrea Sparaciari në një artikull të tij shkruante se ”për ne, shumë nga faktet e raportuara ishin të njohura (përveç aktivitetit lobues të Massimo D'Alema, për të cilin ne nuk ishim në dijeni), por duke i parë ato të treguara nga një program kaq i famshëm RAI ishte një tronditje dhe pati një ndikim të madh”.