Kryedemokrati Sali Berisha bëri thirrje për një betejë ekzistenciale me regjimin e Edi Ramës, pasi pasojat do të jenë dramatike për kombin shqiptar.
‘Këtë komb vetëm një betejë për ekzistencën e tij do ta shpëtojë, përndryshe në 8 vitet që vijnë do të largohen së paku edhe 50% të atyre që kanë mbetur’, theksoi Berisha në fjalën e tij gjatë tubimit qytetar te ‘Rruga e Shpresës’.
Berisha: Ka ndodhur që edhe dashamirës të mi, më kanë qortuar se pse e përdor termin ekzistencë. E përdor me bindje më të thellë, me dhimbjen më të madhe se ky komb vetëm një betejë për ekzistencën e tij do ta shpëtojë.
Përndryshe në rast se në 8 vite u larguan mbi 1 milion qytetarë, në 8 vitet që vijnë do të largohen së paku edhe 50% të atyre që kanë mbetur dhe Shqipëria shpejt do të jetë vendi i parë në botë në kohë moderne që do të zbrazet tërësisht nga banorët e saj.
Nëqoftëse ne nuk ndryshojmë drejtimi.
Nëqoftëse ne nuk përmbysim regjimin.
Nëqoftëse ne nuk rikthejmë shpresën, shtroni pyetjen vetes; çfarë do të bëjnë ata 1 milionë shqiptarë që ikën nga Shqipëria?
Ata do të marrin së paku secili një apo dy me vete dhe të tjerë do të largohen vetvetiu.
Miq kjo është betejë për rezistencë, ndofta si kurrë ndonjëherë në të gjitha pushtimet që kemi kaluar.
Ndalem në këtë moment se kësaj situate duhet ti përgjigjemi me kurajo të jashtëzakonshme, me sakrifica të jashtëzakonshme, me zemërim të jashtëzakonshëm.