Gjekmarkaj: Është një pikë kthesë në çdo pikëpamje. Më shumë entuziazëm dhe vetëbesim për të nisur betejën ndaj regjimit

Tuesday, 11 June 2024 17:23
 
 

Nënkryetari i Partisë Demokratike, Agron Gjekmarkaj ka folur nga selia blu në lidhje me vendimin e Gjykatës së Apelit për t’i dhënë vulën dhe logon Sali Berishës.

Gjekmarkaj e cilësoi këtë si një pikë kthese në  çdo pikëpamje. 

 

“Padyshim që është një pikë kthese në çdo pikëpamje, merr fund saga e diversionit dhe de-strukturimit të PD. Eshtë dhe një leksion i madh historik, që unë besoj se është  përpjekja e fundit për të de-strukturuar opozitën,

Dua të përshëndea gjyqtarët që u ngritën në lartësinë e detyrës dhe e kthyen flamurin e PD aty ku duhet të jetë” tha ai.

Në lidhje me takimin e zhvilluar pak minuta më parë në seli, ai tha se ishte një tekim informal, ku mbizotëroi një klimë entuziazmi dhe vetëbesimi për të nisur betejën ndaj Edi Ramës.

“Ishte një takim miqësor, informal. Ku mbizotëronte një klimë entuziazmi dhe një vetëbesim shumë më të madh për të filluar nga nesër beteje n ndaj Edi Ramës dh për tu kthyer ne pushtet” shtoi Gjekmarkaj.

Sa i përket, Lulzim Bashës, Gjekamarkaj tha se PD është shtëpia e demokratëve dhe se ka vend për të gjithë ata që luftojnë kundër Edi Ramës.

Login to post comments

Lajmet e fundit

‘Ajo që ndodhi të enjten, puç parlamentar’, Vokshi: Vutë grupin parlamentar mbi Gjykatën Kushtetuese

Politikë

‘Ajo që ndodhi të enjten, puç parlamentar’, Vokshi: Vutë grupin parlamentar mbi Gjykatën Kushtetuese

  Deputetja e Partisë Demokratike Albana Vokshi, ka deklaruar se me vendimin e marrë të enjten në Kuvend për mos dërgimin në Gjykatën Kushtetuese të mandatit të Olta Xhaçkës, ka rënë...

Kalaja kallëzon në prokurori Ballën: SPAK t'i sekuestrojë telefonin dhe...

Politikë

Kalaja kallëzon në prokurori Ballën: SPAK t'i sekuestrojë telefonin dhe...

    Anëtarja e Komisionit të Apelimit në PD, Adriana Kalaja ka bërë një kallëzim penal për Taulant Ballën dhe individë të tjerë, të cilët sipas Kalasë kanë kryer shkelje nga më të rëndat...

Aksident në Santorini, humb jetën 29-vjeçari shqiptar

Kronikë

Aksident në Santorini, humb jetën 29-vjeçari shqiptar

  Një aksident rrugor ka ndodhur në ishullin grek të Santorinit, ku viktima është një 29-vjeçar me origjinë shqiptare. Sipas informacioneve të para, ngjarja ka ndodhur kur motori që drejtohej nga 29-vjeçari...