Apeli i rikthen vulën PD-së/ Lubonja: Vendim i drejtë! Berisha kishte shumicën në opozitë

Tuesday, 11 June 2024 18:54
 
 

Analisti Fatos Lubonja, ka komentuar vendimin e Gjykatës së Apelit që riktheu vulën e Partisë Demokratike te kryetari i saj Sali Berisha, duke njohur Kuvendin e 11 dhjetorit 2021 dhe vendimet e dala prej tij.

Lubonja shprehet se vendimi duket i drejtë, pasi shumicën në opozitë e ka Berisha.

 

Gjithashtu, Lubonja tha se do të donte një bashkim të opozitës së vendit kundër mazhorancës, që sipas tij, është e mbushur me korrupsion.

LubonjaVendimi është më shumë surprizë. Duhet thënë se është vendim i drejtë, sepse Berisha kishte shumicën në opozitë. Unë politikisht e kam quajtur gabim aktin e Lulzim Bashës. Ne jemi mësuar në këtë vend që të drejtën e ka i forti, ai që ka interesa, në këtë histori besoj se ka dorë edhe pushteti, Rama, që ka zvarritur çështjen e vulës. Unë ngre hipoteza se pse iu dha vula Berishës. Një hipotezë është që drejtësia nuk është 100 përqind e komandueshme, kemi drejtësi që edhe pse jo e pavarur, përbëhet nga njerëz në fund të fundit, ndoshta dhe gjyqtarët kanë menduar se kjo është e drejtë dhe vërtetohen disa gjëra, edhe gjykatësit thonë që do shkojnë deri në fund nga e keqja apo si gjykatës do të mbajmë një qëndrim të caktuar.

Mendoj se skandalet e fundit me siguri që kanë tronditur edhe gjykatësit dhe prokurorët. Tjetër hipotezë është se Edi Ramës edhe mund t’i leverdisë që t’ja japë vulës njëherë Bashës e njëherë Berishës, që të nxisë përçarjet në opozitë. Për këta politikanë, politika është bërë si profesion. Për faktin se çfarë do bëjë Basha, mbetet çështja e hapur.

Rezultati i votimit mund të jetë edhe kjo. Gazment Bardhi është treguar më agresiv në disa gjëra, është edhe i ri, nuk është akuzuar për korrupsion. Bardhi besoj se është një figurë që e duan edhe amerikanët. Unë do doja një bashkim të opozitës, të jetë edhe Berisha aty, që të bëhen kundër narko-shtetit. Edi Rama është përpjekur gjithmonë që ta përçajë opozitën.

Login to post comments

Lajmet e fundit

‘Ajo që ndodhi të enjten, puç parlamentar’, Vokshi: Vutë grupin parlamentar mbi Gjykatën Kushtetuese

Politikë

‘Ajo që ndodhi të enjten, puç parlamentar’, Vokshi: Vutë grupin parlamentar mbi Gjykatën Kushtetuese

  Deputetja e Partisë Demokratike Albana Vokshi, ka deklaruar se me vendimin e marrë të enjten në Kuvend për mos dërgimin në Gjykatën Kushtetuese të mandatit të Olta Xhaçkës, ka rënë...

Kalaja kallëzon në prokurori Ballën: SPAK t'i sekuestrojë telefonin dhe...

Politikë

Kalaja kallëzon në prokurori Ballën: SPAK t'i sekuestrojë telefonin dhe...

    Anëtarja e Komisionit të Apelimit në PD, Adriana Kalaja ka bërë një kallëzim penal për Taulant Ballën dhe individë të tjerë, të cilët sipas Kalasë kanë kryer shkelje nga më të rëndat...

Aksident në Santorini, humb jetën 29-vjeçari shqiptar

Kronikë

Aksident në Santorini, humb jetën 29-vjeçari shqiptar

  Një aksident rrugor ka ndodhur në ishullin grek të Santorinit, ku viktima është një 29-vjeçar me origjinë shqiptare. Sipas informacioneve të para, ngjarja ka ndodhur kur motori që drejtohej nga 29-vjeçari...