Berisha: Ju ftoj të përbashkohemi rreth këtij flamuri dhe në një aleancë historike shqiptare, bashkë të shpëtojmë Shqipërinë

Tuesday, 11 June 2024 22:55
 
 

Kryedemokrati Sali Berisha i ka bërë thirrje të gjithë faktorëve politikë, partive të mëdha dhe të vogla, qytetarëve pa parti, që të bashkohen për të shpëtuar Shqipërinë.

‘Ju ftoj të përbashkohemi rreth këtij flamuri dhe në një aleancë historike shqiptare, bashkë të shpëtojmë Shqipërinë’, theksoi Berisha në protestën maratonë në ‘Rrugën e Shpresës’. 

 

Berisha: Dhe i bëj thirrje çdo shqiptari. Partia Demokratike qëndroi për të vërtetën. Ajo po rikthehet.

Nëse jeni pro familjes.

Nëse jeni për paga të dyfishuara.

Nëse jeni për dinjitetin e shqiptarëve.

Nëse jeni për interesin kombëtar.

Nëse jeni për demokracinë.

Atëherë ky është flamuri juaj. Ky është flamuri i fitores që do ta shembë narkoshtetin.

Prandaj ju ftoj të përbashkohemi rreth tij dhe në një aleancë historike shqiptare, bashkë të shpëtojmë Shqipërinë.

Për ta mbyllur, edhe njëherë një falenderim dhe mirënjohje e pakufishme për gjithë demokratët që nisën lëvizjen me Kuvendin e 11 dhjetorit.

Një falenderim për foltoret.

Një falenderim për qëndresën tuaj në Rrugën e Shpresës, qëndrestare dhe qëndrestarë të pamposhtur.

Një falenderim që Rithemelimin e kthyet në një histori suksesi. Një falenderim për këtë faqe të re që shkruajtët në historinë e demokracisë së Shqipërisë.

Rrofshi ju!

Rroftë Partia Demokratike!

Rroftë flamuri blu!

Rroftë Shqipëria!

Login to post comments

Lajmet e fundit

‘Ajo që ndodhi të enjten, puç parlamentar’, Vokshi: Vutë grupin parlamentar mbi Gjykatën Kushtetuese

Politikë

‘Ajo që ndodhi të enjten, puç parlamentar’, Vokshi: Vutë grupin parlamentar mbi Gjykatën Kushtetuese

  Deputetja e Partisë Demokratike Albana Vokshi, ka deklaruar se me vendimin e marrë të enjten në Kuvend për mos dërgimin në Gjykatën Kushtetuese të mandatit të Olta Xhaçkës, ka rënë...

Kalaja kallëzon në prokurori Ballën: SPAK t'i sekuestrojë telefonin dhe...

Politikë

Kalaja kallëzon në prokurori Ballën: SPAK t'i sekuestrojë telefonin dhe...

    Anëtarja e Komisionit të Apelimit në PD, Adriana Kalaja ka bërë një kallëzim penal për Taulant Ballën dhe individë të tjerë, të cilët sipas Kalasë kanë kryer shkelje nga më të rëndat...

Aksident në Santorini, humb jetën 29-vjeçari shqiptar

Kronikë

Aksident në Santorini, humb jetën 29-vjeçari shqiptar

  Një aksident rrugor ka ndodhur në ishullin grek të Santorinit, ku viktima është një 29-vjeçar me origjinë shqiptare. Sipas informacioneve të para, ngjarja ka ndodhur kur motori që drejtohej nga 29-vjeçari...