Berisha: Sot gjyqtaret guximtare kryen aktin më të madh të trimërisë; ato guxuan dhe thanë të vërtetën

Tuesday, 11 June 2024 22:58
 
 

Lideri i opozitës, Sali Berisha ka vlerësuar guximin dhe integritetin e tre gjyqtareve të Gjykatës së Apelit, të cilat vendosën që vula dhe logo të rikthehen në Partinë Demokratike.

‘Sot gjyqtaret guximtare kryen aktin më të madh të trimërisë; ato guxuan dhe thanë të vërtetën’, u shpreh Berisha.

 

Berisha: Miqtë e mi!

Sot gjyqtare guximtare kryen aktin më të madh të trimërisë; ato guxuan dhe thanë të vërtetën.

Xhorxh Oruell thotë se: “Të thuash të vërtetën në një kohë mashtrimi, është një akt revolucionar”.

Këtij vendimi, historia do t’i njohë meritën e madhe të parandalimit të një mynxyre të vërtetë për vendin, kapjen e pluralizmit politik nga partia.

Nuk kam dyshuar kurrë se kudo ka burra dhe gra, djem dhe vajza të ndershëm.

Ka njerëz, të cilët jetojnë për nderin, dinjitetin e tyre.

Por këto gjykatëse, me vendimin e tyre iu përbajtën ligjit dhe vetëm ligjit.

Sali Berisha, bashkëpunëtorët e tij, nga shtatori i vitit 1991 gjer sot, kanë bazuar ligjin dhe vetëm ligji,

Ndaj dhe dua të shpreh një mirënjohje të thellë ndaj tyre, por edhe ndaj gjyqtarëve të tjerë,të cilët nuk pranuan, pavarësisht bindjeve që mund të kenë, të marrin peng pluralizmin politik.

Patriotë të vërtetë, injoruan çdo vendim dhe vendosën në përputhje me ligjet dhe Kushtetutën.

Login to post comments

Lajmet e fundit

‘Ajo që ndodhi të enjten, puç parlamentar’, Vokshi: Vutë grupin parlamentar mbi Gjykatën Kushtetuese

Politikë

‘Ajo që ndodhi të enjten, puç parlamentar’, Vokshi: Vutë grupin parlamentar mbi Gjykatën Kushtetuese

  Deputetja e Partisë Demokratike Albana Vokshi, ka deklaruar se me vendimin e marrë të enjten në Kuvend për mos dërgimin në Gjykatën Kushtetuese të mandatit të Olta Xhaçkës, ka rënë...

Kalaja kallëzon në prokurori Ballën: SPAK t'i sekuestrojë telefonin dhe...

Politikë

Kalaja kallëzon në prokurori Ballën: SPAK t'i sekuestrojë telefonin dhe...

    Anëtarja e Komisionit të Apelimit në PD, Adriana Kalaja ka bërë një kallëzim penal për Taulant Ballën dhe individë të tjerë, të cilët sipas Kalasë kanë kryer shkelje nga më të rëndat...

Aksident në Santorini, humb jetën 29-vjeçari shqiptar

Kronikë

Aksident në Santorini, humb jetën 29-vjeçari shqiptar

  Një aksident rrugor ka ndodhur në ishullin grek të Santorinit, ku viktima është një 29-vjeçar me origjinë shqiptare. Sipas informacioneve të para, ngjarja ka ndodhur kur motori që drejtohej nga 29-vjeçari...