Shehu: Reflektoni dhe korrigjojeni, Berisha është anëtar i grupit të PD!

E mërkurë, 12 June 2024 13:54
 
 
 
 

Deputeti Tritan Shehu i ka kërkuar sot Nënkryetares së Kuvendit, Ermonela Felaj, të korrigjonin menjëherë gabimin fatal siç e cilësoi ai, të heqjes së Kryetarit të PD-së, Sali Berishës nga Grupi Parlamentar i PD-së. “Kjo është pa dyshim diçka që duhet korrigjuar në mënyrë urgjente, të menjëhershme”, theksoi Shehu në fjalën e tij në Kuvend.

“Shpresoja dhe mendoja se sot do ta fillonit këtë seancë duke bërë një reflektim të thellë për shkeljet e rënda të procedurës, të rregullores në parlamentin shqiptar,- tha Shehu, -  për atë të deformimit të thellë që iu bë këtu Grupit Parlamentar të PD-së, për represionin e thellë dhe denigrimin që i është bërë këtu deputetëve të PD-së, për mohimin e së drejtës absolute të Kryetarit të Partisë Demokratike, Sali Berishës, për të qenë anëtar i Grupit Parlamentar të PD-së, cenimi i së cilës cenon rëndë demokracinë, pluralizmin, dëshirat e njerëzve, votën e qytetarëve shqiptarë.

 

Pra sot, në këtë situatë të re, kur gjërat kanë marrë një zhvillim pozitiv për hir të presionit të madh të realizuar nga deputetët e këtushëm, nga anëtarët, militantët e PD-së kudo, unë mendoja se ju sot do të deklaronit që në fillim fare, korrigjimin e atij gabimi fatal, gjigant, të paimagjinueshëm me një çmim të pallogaritshëm për demokracinë shqiptare të jo vetëm thjesht izolimit dhe burgosjes politike të Sali Berishës, por edhe të mos vendosjes së tij si anëtar i Grupit Parlamentar të Partisë Demokratike. Kjo është pa dyshim diçka që duhet korrigjuar në mënyrë urgjente, të menjëhershme. Unë shpresoja sinqerisht që sot kështu do ta fillonim seancën, duke bërë një reflektim se ku të çojnë gabimet, ku të çon shkelja e demokracisë!

Prandaj ju kërkoj menjëherë, menjëherë, menjëherë, të vendosni së paku këtë të drejtë të madhe: Sali Berisha është anëtar i Grupit Parlamentar të Partisë Demokratike.

Të tjerë elementë pastaj që lidhen me burgosjen e tij politike janë elementë që unë jam i bindur se do të marrin rrugë e do të zgjidhen përsëri nga rezistenca popullore, nga përballja popullore me regjimin!”

Login to post comments

Lajmet e fundit

‘Ajo që ndodhi të enjten, puç parlamentar’, Vokshi: Vutë grupin parlamentar mbi Gjykatën Kushtetuese

Politikë

‘Ajo që ndodhi të enjten, puç parlamentar’, Vokshi: Vutë grupin parlamentar mbi Gjykatën Kushtetuese

  Deputetja e Partisë Demokratike Albana Vokshi, ka deklaruar se me vendimin e marrë të enjten në Kuvend për mos dërgimin në Gjykatën Kushtetuese të mandatit të Olta Xhaçkës, ka rënë...

Kalaja kallëzon në prokurori Ballën: SPAK t'i sekuestrojë telefonin dhe...

Politikë

Kalaja kallëzon në prokurori Ballën: SPAK t'i sekuestrojë telefonin dhe...

    Anëtarja e Komisionit të Apelimit në PD, Adriana Kalaja ka bërë një kallëzim penal për Taulant Ballën dhe individë të tjerë, të cilët sipas Kalasë kanë kryer shkelje nga më të rëndat...

Aksident në Santorini, humb jetën 29-vjeçari shqiptar

Kronikë

Aksident në Santorini, humb jetën 29-vjeçari shqiptar

  Një aksident rrugor ka ndodhur në ishullin grek të Santorinit, ku viktima është një 29-vjeçar me origjinë shqiptare. Sipas informacioneve të para, ngjarja ka ndodhur kur motori që drejtohej nga 29-vjeçari...