Protesta e të premtes/ Berisha: Veliaj si pengmarrës, ka nisur të thotë se vëllai i tij ka paguar ekspozitat e Ramës

E Enjte, 13 June 2024 10:27

 

 

Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha u ndal edhe te protesta e opozitës që do të zhvillohet ditën e premte para Bashkisë Tiranë, ku kërkohet dorëheqja e kryebashkiakut Erion Veliaj, pas publikimit të skandalit me dosjen 5D dhe inceneratorin fantazëm.

‘E premtja është një ditë shumë e veçantë, është dita e betejës kundër hajdutit më të shpërfytyruar të kryeqytetit të Shqipërisë, Erion Velisë’, bëri thirrje Berisha.  

 

Gjithashtu Berisha e akuzoi Veliajn se ka filluar të sillet si pengmarrës, pasi ka nisur të thotë se vëllai i tij ka paguar ekspozitat e Ramës.

Berisha: Të dashur miq, e premtja është një ditë shumë e veçantë, është dita e betejës kundër hajdutit më të shpërfytyruar të kryeqytetit të Shqipërisë, Erion Velisë.

Miqtë e mi, çdo orë që ai qëndron në atë ndërtesë, është fyerje e tmerrshme për kryeqytetin.

Është poshtërim për shqiptarët.

Çdo aluzion tek mercenarë si Dumani është vetëmashtrim, vetëmashtrim, vetëmashtrim.

A e dini se çfarë thotë tani, çfarë përhap poshtë e përpjetë Erion Veliaj? Ua them unë.

Ai thotë se vërtet vëllai im është gjetur me para, pareli i madh. por me ato para, thotë ai, ka paguar ekspozitat e zhgarravinave të Edi Ramës.

Me ato para, thotë Erion Veliaj, ka paguar shkollimin e fëmijëve të Belinda Ballukut.

Shikoni pra çfarë pengmarrësi, po më prekët mua, keni prekur Ramën. Po më prekët mua, keni prekur Ballukun.

A janë të vërteta këto? Ai që i thotë, ku ka tym, nuk është pa zjarr.

Por problemi është se askush nuk e pret nga Dumani zgjidhjen. Çdo shqiptar e pret nga qytetarët e Tiranës.

Login to post comments

Lajmet e fundit

‘Ajo që ndodhi të enjten, puç parlamentar’, Vokshi: Vutë grupin parlamentar mbi Gjykatën Kushtetuese

Politikë

‘Ajo që ndodhi të enjten, puç parlamentar’, Vokshi: Vutë grupin parlamentar mbi Gjykatën Kushtetuese

  Deputetja e Partisë Demokratike Albana Vokshi, ka deklaruar se me vendimin e marrë të enjten në Kuvend për mos dërgimin në Gjykatën Kushtetuese të mandatit të Olta Xhaçkës, ka rënë...

Kalaja kallëzon në prokurori Ballën: SPAK t'i sekuestrojë telefonin dhe...

Politikë

Kalaja kallëzon në prokurori Ballën: SPAK t'i sekuestrojë telefonin dhe...

    Anëtarja e Komisionit të Apelimit në PD, Adriana Kalaja ka bërë një kallëzim penal për Taulant Ballën dhe individë të tjerë, të cilët sipas Kalasë kanë kryer shkelje nga më të rëndat...

Aksident në Santorini, humb jetën 29-vjeçari shqiptar

Kronikë

Aksident në Santorini, humb jetën 29-vjeçari shqiptar

  Një aksident rrugor ka ndodhur në ishullin grek të Santorinit, ku viktima është një 29-vjeçar me origjinë shqiptare. Sipas informacioneve të para, ngjarja ka ndodhur kur motori që drejtohej nga 29-vjeçari...