Balliu: PS në Gjermani për kampionatin, policët 12 orë në punë pa pagesë, të rebelohen bashkë me ne

E Enjte, 13 June 2024 21:14
 
 

Koordinatori Rajonal për Tiranën i PD-së, Klevis Balliu me anë të një deklarate për mediat, u ka bërë thirrje policëve që të rebelohen kundër qeverisë dhe ti bashkohen protestës së nesërme të Bashkia e Tiranës.

Balliu tha se, socialistët kanë ikur të gjithë në Gjermani për kampionatin dhe i kanë lënë policët nga 12 orë në ditë në punë, ndërsa vetë janë për turizëm. 

 

Deklarata e koordinatori Rajonal për Tiranën i PD-së, Klevis Balliu:

Ndërsa Parlamenti është mbyllur sepse zyrtarët dhe deputetët e qeverisë do të shkojnë në Gjermani për të parë ndeshjet e europianit, policëve që i ruajnë nga zemërata popullore dhe që detyrohen t’u hedhin gaz protestuesve të opozitës do t’u duhet të kalojnë në ditën 12 orëshe të punës.

Kjo bëhet me urdhër të ministrit, në mënyrë që policia të bëhet pjesë e propagandës për fluksin e turizmit dhe sigurinë e tyre.

Sigurisht, të punosh mbi kohën e orarit zyrtar nuk është praktikë e panjohur në botë, si në sektorin privat dhe atë publik, gjithmonë duke respektuar parimin e dyfishimit të shpërblimit për orë pune. Për policët shqiptarë ndryshon jo. Ata do të punojnë orë shtesë në mes të vapës, në kulmin e sezonit turistik, kur shtohen si njerëzit ashtu dhe trafiku pa asnjë cent shtesë në rrogë.

Ata që do të ruajnë plazhet do të flenë në shezlonët në breg të detit, duke qenë larg shtëpisë dhe në pamundësi për të paguar hotelin.

Kjo është çnjerëzore.

Burra dhe gra me rroga nën mesataren, dhe me familje e halle, jo vetëm do të punojnë orë shtesë kur të tjerët pushojnë, por as nuk do të paguhen.

Kjo është gjoba që narkoqeveria i vë uniformave blu për të mbajtur vendin e punës.

Pasi i shtyn të helmojnë protestuesit, ua helmon verën me një ngarkesë pune të pashpërblyer.

Ministri politik mund të bëjë çdo gjë për të ruajtur fasadën e qeverisë së vet, por profesionistët e policisë duhet të mbrojnë uniformën dhe dinjitetin e kolegëve të tyre me grada më të ulëta.

Përndryshe ata janë bashkëpunëtorë në këtë krim social.

Përndryshe ata do të dyshohen si të paguar për orët ekstra kur ndihmojnë kriminelët, siç del në dosjen Metamorfoza.

I bëjmë thirrje policëve të rebelohen bashkë me ne, nesër në protestën e bashkisë për këtë padrejtësi.

Nuk e presim këtë nga patronazhistët që hedhin gaz kundër protestuesve, por nga uniformat blu të pa blera nga krimi, po.

Së bashku për t’i dhënë fund kësaj qeverisjeje çnjerëzore Rama-Balla që i trajton policët e këtij vendi si vitrinë të sukseseve imagjinare me turizëm rekordesh të papara.

Një qeveri që lë në rrugë qytetarët e vet, nuk mund të krenohet me turistë që mbushin rrugët e vendit.

Login to post comments

Lajmet e fundit

‘Ajo që ndodhi të enjten, puç parlamentar’, Vokshi: Vutë grupin parlamentar mbi Gjykatën Kushtetuese

Politikë

‘Ajo që ndodhi të enjten, puç parlamentar’, Vokshi: Vutë grupin parlamentar mbi Gjykatën Kushtetuese

  Deputetja e Partisë Demokratike Albana Vokshi, ka deklaruar se me vendimin e marrë të enjten në Kuvend për mos dërgimin në Gjykatën Kushtetuese të mandatit të Olta Xhaçkës, ka rënë...

Kalaja kallëzon në prokurori Ballën: SPAK t'i sekuestrojë telefonin dhe...

Politikë

Kalaja kallëzon në prokurori Ballën: SPAK t'i sekuestrojë telefonin dhe...

    Anëtarja e Komisionit të Apelimit në PD, Adriana Kalaja ka bërë një kallëzim penal për Taulant Ballën dhe individë të tjerë, të cilët sipas Kalasë kanë kryer shkelje nga më të rëndat...

Aksident në Santorini, humb jetën 29-vjeçari shqiptar

Kronikë

Aksident në Santorini, humb jetën 29-vjeçari shqiptar

  Një aksident rrugor ka ndodhur në ishullin grek të Santorinit, ku viktima është një 29-vjeçar me origjinë shqiptare. Sipas informacioneve të para, ngjarja ka ndodhur kur motori që drejtohej nga 29-vjeçari...