Balliu: Imagjinojeni sikur kjo Polici të ngrihej kundër bandave kriminale dhe jo kundër qytetarëve!

Premte, 14 June 2024 19:38
 
 

Demonstrata e 12-të kundër korrupsionit që ka përfshirë bashkinë e Tiranës, zhvilluar paraditen e sotme, u karakterizua nga një shtim i dhunës policore ndaj politikanëve të opozitës dhe qytetarëve të indinjuar që merrnin pjesë në të. Një ndër ata që u goditën edhe me gaz lotsjellës ishte z. Klevis Balliu, koordinatori rajonal i PD në Tiranë.

I ftuar mbrëmjen e kësaj të premteje në emisionin SYRI DIGJITAL në SYRI TV nga gazetari Bled Marku, z. Balliu bëri një krahasim për ta ilustruar bindjen e tij se Shqipëria ka Polici të Pushtetit.

 

“Mendoj se është qartë tanimë që kemi të bëjmë jo më me Policinë e Shtetit, por me Policinë e Pushtetit! – tha Balliu, lidhur me dhunën që përjetoi edhe në këtë protestë nga forcat që mbronin kryebashkiakun Erion Veliaj. - Policia e Pushtetit do të bëjë gjithë çka në dorë për të mbrojtur pushtetin e korruptuar."

Po të shikosh, ka shfrenim të dhunës policore! Ka një shfrenim të dhunës policore - ndaj qytetarëve, por ka një zbutje të Policisë e të aksioneve policore - ndaj krimit të organizuar!

Pse ndodh kjo?! Sepse tani e gjithë fuqia dhe gjithë ajo çka përkufizon Policinë është e lidhur me interesat e pushtetit dhe jo me interesat e shtetit! Në këtë kontekst, këto janë arsyet pse ju shihni policë duke u përplasur me qytetarët dhe jo policë duke u përplasur me krimin e organizuar.

Imagjinoni vetëm për një sekondë sikur të ishte kjo armatë policie në Fushë Krujë apo në Shkodër, ku ka organizatë kriminale të frikshme, tejet të rrezikshme, sesi do të ishin ato qytete sot,” nënvizoi Balliu.

Login to post comments

Lajmet e fundit

‘Ajo që ndodhi të enjten, puç parlamentar’, Vokshi: Vutë grupin parlamentar mbi Gjykatën Kushtetuese

Politikë

‘Ajo që ndodhi të enjten, puç parlamentar’, Vokshi: Vutë grupin parlamentar mbi Gjykatën Kushtetuese

  Deputetja e Partisë Demokratike Albana Vokshi, ka deklaruar se me vendimin e marrë të enjten në Kuvend për mos dërgimin në Gjykatën Kushtetuese të mandatit të Olta Xhaçkës, ka rënë...

Kalaja kallëzon në prokurori Ballën: SPAK t'i sekuestrojë telefonin dhe...

Politikë

Kalaja kallëzon në prokurori Ballën: SPAK t'i sekuestrojë telefonin dhe...

    Anëtarja e Komisionit të Apelimit në PD, Adriana Kalaja ka bërë një kallëzim penal për Taulant Ballën dhe individë të tjerë, të cilët sipas Kalasë kanë kryer shkelje nga më të rëndat...

Aksident në Santorini, humb jetën 29-vjeçari shqiptar

Kronikë

Aksident në Santorini, humb jetën 29-vjeçari shqiptar

  Një aksident rrugor ka ndodhur në ishullin grek të Santorinit, ku viktima është një 29-vjeçar me origjinë shqiptare. Sipas informacioneve të para, ngjarja ka ndodhur kur motori që drejtohej nga 29-vjeçari...