Berisha: Mafia ndërkombëtare është e tëra në mbështetje të Edi Ramës. Kjo e bën betejën tonë edhe dy herë më jetike

Saturday, 15 June 2024 21:56
 
 

Kryetari i PD-së, Sali Berisha në fjalën e tij para qytetarëve në tubimin e përnatshëm, ka akuzuar se mafia ndërkombëtare është e tëra në mbështetjen e Edi Ramës.

Sipas kryedemokratik, kjo e bën betejën dy herë më jetike për Shqipërinë dhe shqiptarët. 

 

Pjesë nga fjala e kreut të PD-së, Sali Berisha:

Sot, ky grup hajdutësh, për këtë grup hajdutësh, qytetari nuk ekziston.

Hallet nuk ekzistojnë.

Taksat nuk janë mundi dhe djersa e tyre, por janë prona e hajdutëve që i vjedhin nga mëngjesi gjer në darkë.

Të dashur qytetarë dhe qytetare!

Vetëm qëndresa, vetëm mosbindja civile, vetëm guximi dhe revolta janë shpëtimtare për kombin nga kthetrat e kësaj mafie të tmerrshme.

Kombi shqiptar sot vuan nga një pushtim i egër mizor që po e varfëron, mjeron dhe shkelmon çdo ditë.

Edi Rama ka mobilizuar të gjithë mafien kombëtare, por dhe atë ndërkombëtare, me të cilën thotë se jam krenar.

Mos harroni kur thoshte se ndjehej krenar me McGonigalin, sepse ky bandit pa moral, kishte paguar për të manipuluar dosjet e Sali Berishës për të mashtruar.

Vetëm e vetëm që të forconte pushtetin e Edi Ramës.

Dje, padrinoja Edi Rama shprehte keqardhje për gjeneralin e sigurimit rumun, Koldea, mnjëlloj sikur një vit më parë thoshte se unë jam krenar me miqësinë që kam me McGonigalin.

Miqtë e mi, mafia ndërkombëtare është e tëra në mbështetje të Edi Ramës.

Ndaj dhe kjo e bën betejën tonë edhe dy herë më jetike, edhe dy herë më vendimtare për shpëtimin tonë, për shpëtimin e Shqipërisë.

Ndaj dhe duke shprehur mirënjohje të pakufishme ndaj jush të vazhdojmë këtë betejë gjer në mposhtjen e kësaj të keqe që ka kapluar Shqipërinë dhe shqiptarët.

Le të vazhdojmë këtë betejë gjer në krijimin e qeverisë teknike dhe mbajtjen e zgjedhjeve të lira dhe të ndershme.

Të vendosur, guximtarë, të zemëruar, me revoltë drejt fitores.

Edhe njëherë gëzuar Bajramin.

Fitore, fitore, fitore, fitore dhe ekipit tonë!

Login to post comments

Lajmet e fundit

‘Ajo që ndodhi të enjten, puç parlamentar’, Vokshi: Vutë grupin parlamentar mbi Gjykatën Kushtetuese

Politikë

‘Ajo që ndodhi të enjten, puç parlamentar’, Vokshi: Vutë grupin parlamentar mbi Gjykatën Kushtetuese

  Deputetja e Partisë Demokratike Albana Vokshi, ka deklaruar se me vendimin e marrë të enjten në Kuvend për mos dërgimin në Gjykatën Kushtetuese të mandatit të Olta Xhaçkës, ka rënë...

Kalaja kallëzon në prokurori Ballën: SPAK t'i sekuestrojë telefonin dhe...

Politikë

Kalaja kallëzon në prokurori Ballën: SPAK t'i sekuestrojë telefonin dhe...

    Anëtarja e Komisionit të Apelimit në PD, Adriana Kalaja ka bërë një kallëzim penal për Taulant Ballën dhe individë të tjerë, të cilët sipas Kalasë kanë kryer shkelje nga më të rëndat...

Aksident në Santorini, humb jetën 29-vjeçari shqiptar

Kronikë

Aksident në Santorini, humb jetën 29-vjeçari shqiptar

  Një aksident rrugor ka ndodhur në ishullin grek të Santorinit, ku viktima është një 29-vjeçar me origjinë shqiptare. Sipas informacioneve të para, ngjarja ka ndodhur kur motori që drejtohej nga 29-vjeçari...