Berisha: Hordhia e zyrtarëve shqiptarë është derdhur drejt Dortmundit për të përtypur paratë e vjedhura të shqiptarëve

Saturday, 15 June 2024 22:00
 
 
 
 

Kryedemokrati Sali Berisha gjatë fjalës së mbajtur para qytetarëve, ka akuzuar qeveritarët se si hordhi janë derdhur drejt Dortmundit me paratë që u janë vjedhur shqiptarëve.

‘Hordhia e zyrtarëve shqiptarë është derdhur drejt Dortmundit për të përtypur paratë e vjedhura të shqiptarëve’, tha Berisha. 

 

Pjesë nga fjala e kreut të PD-së, Sali Berisha:

Të dashur miq, narkoshteti është shteti më i shëmtuar në të gjitha aspektet.

Ndeshja që zhvillohet sonte ka mbyllur të gjitha dyqanet qeveritare.

Ka mbyllur zyrat, ka mbyllur parlamentin tre ditë para.

Hordhia e zyrtarëve shqiptarë, të urryer të gjithë nga fansat kuqezi, janë derdhur drejt Dortmundit për të përtypur paratë e vjedhura të shqiptarëve.

Haram i paçin.

Për hundë do ua nxjerrim!

Beteja jonë është betejë për çdo shqiptar.

Është betejë për të sotmen, për të ardhmen e këtij vendi.

Është betejë që shqiptarët të mos braktisin vendin e tyre.

Është betejë që shqiptarët të jetojnë me dinjitet në këtë vend.

Login to post comments

Lajmet e fundit

‘Ajo që ndodhi të enjten, puç parlamentar’, Vokshi: Vutë grupin parlamentar mbi Gjykatën Kushtetuese

Politikë

‘Ajo që ndodhi të enjten, puç parlamentar’, Vokshi: Vutë grupin parlamentar mbi Gjykatën Kushtetuese

  Deputetja e Partisë Demokratike Albana Vokshi, ka deklaruar se me vendimin e marrë të enjten në Kuvend për mos dërgimin në Gjykatën Kushtetuese të mandatit të Olta Xhaçkës, ka rënë...

Kalaja kallëzon në prokurori Ballën: SPAK t'i sekuestrojë telefonin dhe...

Politikë

Kalaja kallëzon në prokurori Ballën: SPAK t'i sekuestrojë telefonin dhe...

    Anëtarja e Komisionit të Apelimit në PD, Adriana Kalaja ka bërë një kallëzim penal për Taulant Ballën dhe individë të tjerë, të cilët sipas Kalasë kanë kryer shkelje nga më të rëndat...

Aksident në Santorini, humb jetën 29-vjeçari shqiptar

Kronikë

Aksident në Santorini, humb jetën 29-vjeçari shqiptar

  Një aksident rrugor ka ndodhur në ishullin grek të Santorinit, ku viktima është një 29-vjeçar me origjinë shqiptare. Sipas informacioneve të para, ngjarja ka ndodhur kur motori që drejtohej nga 29-vjeçari...