Berisha: E premtja na pret në protestë te bashkia! Fytyra si McGonigal dhe Vlahutin do marrin përgjigjen e merituar

Tuesday, 18 June 2024 11:55
 
 

Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha i ka bërë thirrje qytearëve që ditën e premte të mblidhen te protesta që do zhvillohet te Bashkia e Tiranës, ku kërkohet dorëheqja e kryebashkiakut Erion Veliaj, pas publikimit të skandalit me inceneratorin fantazëm dhe dosjen 5D ku drejtorët e tij vidhin 100% fondet e bashkisë.

‘E premtja na pret në protestë te bashkia! Fytyra si McGonigal dhe Vlahutin do marrin përgjigjen e merituar’, bëri thirrje Berisha. 

 

Berisha: E premtja na pret, na pret te bashkia në realizimin e qëllimit tonë.

Në betejën tonë kundër vjedhjes së shqiptarëve.

Çdo shqiptar duhet të jetë krenar se po zbërthehet, po del në pah fytyra e shëmtuar, kalbësira e korrupsionit transnacional.

Fytyra si McGonigali, si Vlahutini, ambasadorja që blinte me 4 mijë euro metrin katror aty ku shitej 1300.

Do marrin përgjigjen e merituar.

Vërtet Tirana është djepi i korruptimit, por Tirana e opozitës do jetë Tirana e ndëshkimit të tyre në Shqipëri dhe kudo që janë.

Rrofshi ju, rroftë Shqipëria.

Fitore, fitore, fitore!

Login to post comments

Lajmet e fundit

‘Ajo që ndodhi të enjten, puç parlamentar’, Vokshi: Vutë grupin parlamentar mbi Gjykatën Kushtetuese

Politikë

‘Ajo që ndodhi të enjten, puç parlamentar’, Vokshi: Vutë grupin parlamentar mbi Gjykatën Kushtetuese

  Deputetja e Partisë Demokratike Albana Vokshi, ka deklaruar se me vendimin e marrë të enjten në Kuvend për mos dërgimin në Gjykatën Kushtetuese të mandatit të Olta Xhaçkës, ka rënë...

Kalaja kallëzon në prokurori Ballën: SPAK t'i sekuestrojë telefonin dhe...

Politikë

Kalaja kallëzon në prokurori Ballën: SPAK t'i sekuestrojë telefonin dhe...

    Anëtarja e Komisionit të Apelimit në PD, Adriana Kalaja ka bërë një kallëzim penal për Taulant Ballën dhe individë të tjerë, të cilët sipas Kalasë kanë kryer shkelje nga më të rëndat...

Aksident në Santorini, humb jetën 29-vjeçari shqiptar

Kronikë

Aksident në Santorini, humb jetën 29-vjeçari shqiptar

  Një aksident rrugor ka ndodhur në ishullin grek të Santorinit, ku viktima është një 29-vjeçar me origjinë shqiptare. Sipas informacioneve të para, ngjarja ka ndodhur kur motori që drejtohej nga 29-vjeçari...