Raporti Antimafias: Pas Ndrangheta-s, mafia shqiptare është ndër më të rrezikshmet në territorin italian

Tuesday, 18 June 2024 15:59
 
 
 

Gjatë prezantimit të Raportit gjashtëmujor të Antimafias italiane, është bërë e ditur se mafia shqiptare përbën një rrezik serioz për sigurinë dhe ekonominë europiane.

"Trafiku i drogës është shtylla kurrizore e aktivitetit kriminal të mafieve italiane e të huaja në territor. Afera e biznesit të këtij trafiku është 780 miliardë dollarë e riciklimi i fitimeve nga biznesi i drogës në ekonominë e ligjshme llogaritet të jetë rreth 3100-miliardë dollarë." 

 

Është prezantuar sot në Romë, Raporti gjashtëmujor i Drejtorisë së përgjithshme të Antimafias Italiane me referime të dhënash të viftit 2023.

Mafia shqiptare në kërë raport të rradhës rikonfimohet ndër më të rrezikshmet ndër kriminalitetin e huaj në Itali dhe e dyta ndër më të forta pas Ndranghetas kalabreze.

Aktivitetit i mafias shqiptare është dokumentuar se është fortësisht i organizuar dhe në nivel internacional në bashkëpunime me grupe e mafie të tjera të pozicionuara jashtë territorit italian.

Mafia shqiptare është ndërmjetësja e parë me kartelat e narkotrafikut në Amerikën Jugore, në importimin e sasive të mëdha të kokainës nga vendet e prodhimit të saj e në furnizimin e tregjeve italiane e europiane.

Mafia shqiptare lulëzon aktivitetin e saj kriminal jo vetëm në trafikun e drogës por dhe në trafikun e qënieve nejrëzore e në atë të armëve.

E po ashtu klanet mafioze italiane përdorin territorin shqiptar për riciklimin e parave të pista nga aktiviteti i tyre ilegal.

Eksluzivisht për Syri TV, gazetarja Alba kepi ka intervistuar krerët më të rëndësishëm të Antimafias Italiane.

Raporti i DIA italiane evidenton se si lufta kundër mafieve ka regjistruar një rritje të konsiderueshme të sekuestrimeve të armëve, si dhe armatimeve tipike lufte.

E ky fakt është verifikuar ndaj të gjitha organizimeve kriminale autoktone e të huaja si dhe në të gjitha vendet europiane.

Pra sekuestrimi i armëve në të gjithë territorin italian e europian ka shënuar një rritje përgjatë 2023.

"Sa i takon mafies shqiptare, në bashkëpunim gjithnjë e më të konsoliduar me mafiet italiane e sidomos me Ndranghetan kalabreze, po luan një rol player (lojtar kryesor) në trafikun ndërkombëtar të kokainës. duke marrë në shumë raste rolin e lidershipit", thotë për Syri TV Drejtori i DIA Gjeneral Michele Carbone.

Po kush territor italian konsiderohet si kështjella "mbretëruese" e mafias shqiptare?

Për Gjeneral Michele Carbone "I gjithë territori italian është në degëzimet e klaneve shqiptare, si në Puglia për shkak të afërsisë gjeografike e ku mafia shqiptare ka ngritur kanalet e furnizimit e magazinimit të drogës e të armëve. Impresionuese, thotë ai janë të dhënat e Europol ku të gjithë kolegët e drejtorive homologe të investigimit antimafia në vendet europiane e të Policive europiane kanë të dhëna investigative që dokumentojnë përfshirjen e operativitetin parësor të grupeve kriminale shqiptare në territoret e tyre."

"Mafia shqiptare është në join venture me mafiet autoktone duke luajtur një rol kyc bashkëpunues me mafiet vendase. Aksionet sipëmarrëse të mafies shqiptare në Romë janë ndërvepruese me mafien romane Casamonica si dhe në ricklimin e të ardhurave në ekonominë lokale."

Sipas kreut të Antimafias Italiane "Mafia shqiptare trafikon heroinë nga Afganistani e bashkëpunon ngushtë me mafien pulieze në trafikun e importimin e marijuanës e hashashit. Ndërsa për trafkun e kokainës bashkëpunon me mafien kalabreze Ndrangheta."

Kreu i DIA-s italiane ka thkesuar se është dokumentuar në shumë operacione se mafia pulieze përdor territorin shqiptar për riciklimin e parave të mëdha të fituara nga trafiqet ilegale të drogës e armëve.

Drejtori i Repartit Investigativ të Antimafias së Romës, Kolonel Mario Conio u shpreh se

"Mafia shqiptare në territorin roman është imponuar në mënyrë të dhunshme e të ftohtë. Trafiku i lëndëve narkotike është aktiviteti kryesor i tyre e fitimet investohet përmes riciklimit në ekonominë romane, kryesisht në sektorin e tregtisë. Aktivitetit investigativ i kohëve të fundit ka dokumentuar shumë raste të tilla."

Po cilat janë zonat e kryeqytetit italian më nën trysninë e mafies shqiptare?

Sipas drejtorit të Antimafias romane Kolonel Conio, "zona e Castelli Romani është ndër më të kontrolluara nga klanet mafioze shqiptare ku është shtrirë dhe zona e veprimit e kriminelit Elvis Demce e ku janë dokuementuar raste të ndryshme antentatesh kërcënuese me armë e episode të dhunshme."

Por a janë dokumentuar lidhjet e aktivitetit kriminal të grupeve shqiptare në territorin roman me vendin e origjinës pra Shqipërinë?

Kolonel Mario Conico shprehet se " në tetor të 2023 në bashkëpunim me qëndrën operative të Barit e Policisë shqiptare kemi dokumentuar bashkëpunime vepruese në trafikun e drogës mes këtyre grupeve e Shqipërisë. Klanet mafioze shqiptare në Romë kanë mundur të zëvendësojnë rolin e lënë shpesh bosh nga familjet Casamonica për shkak goditjeve që ky klan ka marrë nga operacionet e shumta të antimafias. Mafia shqiptare e ka kryer këtë rol me të njëjtën dhunë e rrezikshmëri  e duke marrë e përsosur një rol primar në kriminalitetin kryeqytetas."

Login to post comments

Lajmet e fundit

‘Ajo që ndodhi të enjten, puç parlamentar’, Vokshi: Vutë grupin parlamentar mbi Gjykatën Kushtetuese

Politikë

‘Ajo që ndodhi të enjten, puç parlamentar’, Vokshi: Vutë grupin parlamentar mbi Gjykatën Kushtetuese

  Deputetja e Partisë Demokratike Albana Vokshi, ka deklaruar se me vendimin e marrë të enjten në Kuvend për mos dërgimin në Gjykatën Kushtetuese të mandatit të Olta Xhaçkës, ka rënë...

Kalaja kallëzon në prokurori Ballën: SPAK t'i sekuestrojë telefonin dhe...

Politikë

Kalaja kallëzon në prokurori Ballën: SPAK t'i sekuestrojë telefonin dhe...

    Anëtarja e Komisionit të Apelimit në PD, Adriana Kalaja ka bërë një kallëzim penal për Taulant Ballën dhe individë të tjerë, të cilët sipas Kalasë kanë kryer shkelje nga më të rëndat...

Aksident në Santorini, humb jetën 29-vjeçari shqiptar

Kronikë

Aksident në Santorini, humb jetën 29-vjeçari shqiptar

  Një aksident rrugor ka ndodhur në ishullin grek të Santorinit, ku viktima është një 29-vjeçar me origjinë shqiptare. Sipas informacioneve të para, ngjarja ka ndodhur kur motori që drejtohej nga 29-vjeçari...