Manjani: Pas vendimit të Komisionit të Apelit, hapet rruga për të shkuar në gjykatën Britanike

E mërkurë, 19 June 2024 10:58
 
 

Avokati Ylli Manjani i ftuar në ‘A Show’ me Adi Krastën në SYRI TV, ka komentuar vendimit të Komisionit të Posaçëm të Apelimit të Emigracionit të Britanisë së Madhe.

Manjani u shpreh se, pas këtij vendimi është hapur rruga për të shkuar në Gjykatën e Britanisë së Madhe ku mund të hidhet në gjyq, qeveria britanike.  

 

‘Duke u shteruar mjeti administrativ, hapet rruga për të shkuar në gjykatë. Nëse z. Berisha duhet ta ndjekë më tej këtë çështje, do ti duhet të shkojë në gjykatën britanike dhe të hedhë në gjyq qeverinë britanike, për ato arsye që ai mendon.

Unë insistoj tek argumenti, për ta dalluar anën juridike nga propaganda dhe besoj se është diçka që ja vlen.

Kurse nga ana tjetër duhet të kuptojmë se, unë do të preferoja që goditjeve politike ti përgjigjesh me mjete politike. ‘Non Grata’ nuk është vetëm Berisha, ka gjithandej. Mjafton të jenë të suksshëm në vendet e tyre dhe pastaj janë të nderuar dhe të respektuar në çdo vend tjetër.

Kështu ka ndodhur.

Unë e kam përgëzuar dhe e përgëzoj Sali Berishën për gjetjet juridike si në SHBA dhe Britani.

Askujt nuk do ti shkonte në mend që dikush nga Shqipëria do ta hedhë në gjyq sekretarin e Shtetit të SHBA. Ishte një gjetje juridike dhe politike, sepse liderat kështu janë.

Imponojnë, gjejnë zgjidhje, krijojnë zgjidhje, klimë mbështetëse, etj.

Por për fat të keq, drejtësia e pavarur politike është iluzion edhe në perëndim. Vendimi për të mos lejuar të hysh në territor është politik. Po të isha Sali Berisha do të ndihesha i vlerësuar’, tha Ylli Manjani në SYRI TV.

Login to post comments

Lajmet e fundit

‘Ajo që ndodhi të enjten, puç parlamentar’, Vokshi: Vutë grupin parlamentar mbi Gjykatën Kushtetuese

Politikë

‘Ajo që ndodhi të enjten, puç parlamentar’, Vokshi: Vutë grupin parlamentar mbi Gjykatën Kushtetuese

  Deputetja e Partisë Demokratike Albana Vokshi, ka deklaruar se me vendimin e marrë të enjten në Kuvend për mos dërgimin në Gjykatën Kushtetuese të mandatit të Olta Xhaçkës, ka rënë...

Kalaja kallëzon në prokurori Ballën: SPAK t'i sekuestrojë telefonin dhe...

Politikë

Kalaja kallëzon në prokurori Ballën: SPAK t'i sekuestrojë telefonin dhe...

    Anëtarja e Komisionit të Apelimit në PD, Adriana Kalaja ka bërë një kallëzim penal për Taulant Ballën dhe individë të tjerë, të cilët sipas Kalasë kanë kryer shkelje nga më të rëndat...

Aksident në Santorini, humb jetën 29-vjeçari shqiptar

Kronikë

Aksident në Santorini, humb jetën 29-vjeçari shqiptar

  Një aksident rrugor ka ndodhur në ishullin grek të Santorinit, ku viktima është një 29-vjeçar me origjinë shqiptare. Sipas informacioneve të para, ngjarja ka ndodhur kur motori që drejtohej nga 29-vjeçari...