Balliu: Motra e drejtoreshës së Bashkisë së Tiranës, miliona lekë tendera nga Erion Veliaj

E mërkurë, 19 June 2024 15:23
 
 
 

Koordinatori rajonal i PD-së për Tiranën, Klevis Balliu, gjatë një deklarate për mediat nga selia blu, ka denoncuar nepotizmin në Bashkinë e Tiranës.

Sipas Balliut, motra e Drejtoreshës së Përgjithshme në Drejtorinë e Promovimit të Qytetit pranë Bashkisë së Tiranës, ka fituar milion lekë tendera nga Erion Veliaj. 

 

Deklarata e Klevis Balliut:

Në Bashkinë e Erion Veliajt, vjedhja dhe abuzimi i fondeve të qytetarëve të Tiranës është kthyer në rutinë.

Lal djegësi ka ngritur një sistem monstruoz korruptiv ku drejtorët dhe punonjësit e tij i japin tendera familjareve të vet. Fakti që kjo është një përsëritje e vazhdueshme tregon qe është sistemi i ngritur. Patjetër si në çdo institucion nuk mund të ndodhë as një procedurë pa titullarin.

Ajo çka është më tronditëse është amnistia që i është bërë Erion Veliajt nga organet e drejtësisë, është i turpshëm gjunjëzimi i drejtësisë përballë Veliajt.

Drejtësia në dorë të partisë që mban nën arrest liderin e opozitës, pa as një fakt dhe pa as një akuzë nuk mban nën arrest Veliajn, i cili ka një mal me prova dhe fakte si dhe akuza konkrete.

E në fakt si rrjedhojë Veliaj vazhdon me sistemin e ti prej kryehajduti.

Image

ANK ARCITECTURE sh.p.k është subjekti në pronësi të Albana Koçollarit, motra e Mirela Koçollarit me detyrë Drejtoreshë e Përgjithshme në Drejtorinë e Promovimit të Qytetit pranë Bashkisë së Tiranës.

Kjo e fundit ka përfshirë kompaninë e motrës së saj duke lidhur kontrata me Bashkinë e Tiranës konkretisht:

Image

1. Kontrata e datës 13 dhjetor 2019 me objekt:

Konsulencë-ekspertizë për vlerësimin e objekteve të dëmtuara nga tërmeti shkolla e mesme "Sami Frashëri’.

‘Procedurë me negocim pa shpallje paraprake të njoftimit të kontratës me rrugë shkresore’, në mbështetje të Vendimit të Këshillit të Ministrave numër 750, datë 27.11.2019 ‘Për shpalljen e gjendjes se fatkeqësisë natyrore në qarqet Durrës dhe Tiranë’ pika 7.1 gërma dh) përjashtimisht, procedurat e prokurimit për mbulimin e nevojave emergjente, si rezultat i dëmeve te shkaktuara nga tërmeti i datës 26 nëntor t’i zhvillojnë në rrugë shkresore)

Vlera e kontratës 4 950.000 lekë me TVSH

Image

2. Kontrata e datës 5 qershor 2020 me objekt:

Studim Projektim për Objektet Arsimore, në kuadër të procesit të rindërtimit, Tiranë, të ndarë në lote: Loti i VII: Studim projektim per objektin: Ndërtimi i shkollës së mesme ‘Sami Frashëri’. (Programi i Rindërtimit)

Vlera e kontratës 3.609.225 lekë me TVSH.

Image

3. Kontrata e datës 4 shkurt 2021 me objekt:

Loti I: Studim projektim,për objektin: ‘Rikualifikim bllokut që kufizohet nga ‘Teodor Keko’, ‘Tom Plezha’, ‘Mikel Maruli’ dhe ‘Loni Ligori’

Vlera e kontratës 3.738.000 lekë me TVSH.

Image

Përveç kontratave të mësipërme të denoncuara edhe më parë edhe në media, në datën 7 qershor 2024 Erion Veliaj  paguan motrën e drejtoreshës së tij për kontratën nr.14214/11 me objekt: ‘Studim projektim ndërtim qendra polifunksionale faza 1 + faza 2 + faza 3 në vlerën totale 7.141.200 lekë

Te bashkohemi të premten në orën 11:00 kundër korrupsionit dhe hajdutëve të parave të qytetarëve.

Të premten në ora 11:00 në protestë tek bashkia  Tirane për të shpëtuar Tiranën nga kthetrat e bosit të organizatës kriminale ‘5D’.

Login to post comments

Lajmet e fundit

‘Ajo që ndodhi të enjten, puç parlamentar’, Vokshi: Vutë grupin parlamentar mbi Gjykatën Kushtetuese

Politikë

‘Ajo që ndodhi të enjten, puç parlamentar’, Vokshi: Vutë grupin parlamentar mbi Gjykatën Kushtetuese

  Deputetja e Partisë Demokratike Albana Vokshi, ka deklaruar se me vendimin e marrë të enjten në Kuvend për mos dërgimin në Gjykatën Kushtetuese të mandatit të Olta Xhaçkës, ka rënë...

Kalaja kallëzon në prokurori Ballën: SPAK t'i sekuestrojë telefonin dhe...

Politikë

Kalaja kallëzon në prokurori Ballën: SPAK t'i sekuestrojë telefonin dhe...

    Anëtarja e Komisionit të Apelimit në PD, Adriana Kalaja ka bërë një kallëzim penal për Taulant Ballën dhe individë të tjerë, të cilët sipas Kalasë kanë kryer shkelje nga më të rëndat...

Aksident në Santorini, humb jetën 29-vjeçari shqiptar

Kronikë

Aksident në Santorini, humb jetën 29-vjeçari shqiptar

  Një aksident rrugor ka ndodhur në ishullin grek të Santorinit, ku viktima është një 29-vjeçar me origjinë shqiptare. Sipas informacioneve të para, ngjarja ka ndodhur kur motori që drejtohej nga 29-vjeçari...