Berisha: Dumani akuzoi privatin Zoton për shpërdorim detyre! Ky armik i ligjit tallet me shqiptarët sikur ta ketë pronë personale Skapin

E Enjte, 20 June 2024 21:49
 
 

Kreu i PD, Sali Berisha në fjalën e tij përpara protestuesve është shprehur se Erion Veliaj vazhdon paturpësisht dhe sfidon qytetin, qytetarët, Shqipërinë dhe shqiptarët dhe del në zyrë.

Ndër të tjera Berisha ka theksuar se Erion Veliaj është tipi i zyrtarit të shpifur, i cili mbahet në detyrë, mbrohet nga Altin Zamani, nga Arben Kraja dhe kriminelë të tjerë në Skapin e partisë. 

 

Fjala:

Erion Veliaj vazhdon paturpësisht dhe sfidon qytetin, qytetarët, Shqipërinë dhe shqiptarët dhe del në zyrë.

Ai vazhdon të vjedhë sikur nuk është kapur në flagrancë me 136 milionë euro të djegësit të Tiranës.

Sikur nuk është kapur në flagrancë me 38 milionë euro të kompanisë 5D.

Sikur nuk është kapur në flagrancë me tenderat që i ka dhënë bashkëshortes së tij dhe vëllait.

Ai vazhdon sikur nuk është ai që u tha me qindra herë shqiptarëve se është autori i pyllit 1 milion pemë në Tiranë.

Ai vazhdon sikur nuk është ai që me dhjetëra e dhjetëra herë shfaqte video sikur ishte në detyrë dhe shëtiste nëpër botë.

Erion Veliaj është pra tipi i zyrtarit të shpifur, i cili mbahet në detyrë, mbrohet nga Altin Zamani, nga Arben Kraja dhe kriminelë të tjerë në Skapin e partisë.

Të dashur miq, në qoftë se ka njeri që tallet në mënyrë cinike me shqiptarët, që fryhet dhe pasurohet çdo ditë me pengmarrje dhe ryshfete, ky është Altin Dumani.

Dje ky lëshoi mandat-arrestin për Zoton privat, shpërdorim detyre.

Po kujt ia shet këto o faqezi? Me kë tallesh ti, me një popull tallesh ti që formulon akuza të tilla sikur ta kesh pronë personale Skapin?

Ky është armiku më i egër i ligjit dhe të drejtës.

Ky bandit që rri në detyrë në kundërshtim me Kushtetutën, i pavotuar në përputhje me Kushtetutën, ky nuk njeh Kushtetutë, ky zagar mercenar njeh vetëm zotin dhe shkopin e tij, po nuk njeh ligj as Kushtetutë.

Po nuk ke turp? Nuk ke turp që endesh korridoreve kryetar i zgjedhur në kundërshtim me Kushtetutën?

Apo Kushtetuta jote është Edi Rama, Kushtetuta jote janë ata që të paguajnë. Kushtetuta jote është Erion Veliaj.

Login to post comments

Lajmet e fundit

‘Ajo që ndodhi të enjten, puç parlamentar’, Vokshi: Vutë grupin parlamentar mbi Gjykatën Kushtetuese

Politikë

‘Ajo që ndodhi të enjten, puç parlamentar’, Vokshi: Vutë grupin parlamentar mbi Gjykatën Kushtetuese

  Deputetja e Partisë Demokratike Albana Vokshi, ka deklaruar se me vendimin e marrë të enjten në Kuvend për mos dërgimin në Gjykatën Kushtetuese të mandatit të Olta Xhaçkës, ka rënë...

Kalaja kallëzon në prokurori Ballën: SPAK t'i sekuestrojë telefonin dhe...

Politikë

Kalaja kallëzon në prokurori Ballën: SPAK t'i sekuestrojë telefonin dhe...

    Anëtarja e Komisionit të Apelimit në PD, Adriana Kalaja ka bërë një kallëzim penal për Taulant Ballën dhe individë të tjerë, të cilët sipas Kalasë kanë kryer shkelje nga më të rëndat...

Aksident në Santorini, humb jetën 29-vjeçari shqiptar

Kronikë

Aksident në Santorini, humb jetën 29-vjeçari shqiptar

  Një aksident rrugor ka ndodhur në ishullin grek të Santorinit, ku viktima është një 29-vjeçar me origjinë shqiptare. Sipas informacioneve të para, ngjarja ka ndodhur kur motori që drejtohej nga 29-vjeçari...