Malkaj: Erion Veliaj është një grabitqar, ku është shoqëria civile....?!

Premte, 21 June 2024 12:24
 
 

Opozita nuk tërhiqet!

Ashtu siç ka paralajmëruar, do të vijojë betejën e saj deri në largimin e kryebashkiakut Erion Veliaj nga Bashkia e Tiranës dhe përballjen e tij me drejtësinë. 

 

Këtë të premte, po zhvillohet protesta e 13-të e opozitës para institucionit të bashkisë kundër Veliajt dhe korrupsionit galopant që është kryer nga drejtorët e tij.

Aktori Mehdi Malkaj thae se Erion Veliaj është një grabitqar.

Mehdi Malkaj: Këtu bëjnë një gabim. Ai nuk është një hjdut, ai është një grabitqar. Hajduti vjedh dhe lë një gjë të zotit të shtëpisë brenda se gjynah. Por grabitqari i vjedh të gjitha, i vë edhe flakën. Ky është grabitqari. Zotërinj policë, edhe ju jeni fajtorë. Më besoni se jeni fajtorë. Pse? Ju po na vidhni kohën. Jeni hajdutë. Sepse gjerat do kishin mbaruar, do kishin vajtur në vendin e vet. 

Unë kam një merak të vogël me ca njerëz që quhen shoqëri civile. Po ku është kjo shoqëria civile mor aman? Përveç që merr para nga Evropa, merr para edhe nga shteti merr para edhe nga taksat tona. Dua ta di ku është kjo shoqëria civile. Ç’është kjo shoqëria civile që e mbajmë ne në kurriz pa e ndjerë. A duhet të vijë shoqëria civile të na sqarojë neve. Por shoqëria civile janë hajdute. Plehra. 

Janë mbledhur një tufë me plehra atje dhe vetë flasin, vetë dëgjojnë, vetë vulosin, vetë i bëjne të gjitha. Se çdo gje fillon me ne dhe mbaron me ne. Populli ngelet. Mund të rrallohet një çikë por po të jetë kryeministër Edi Rama që çon gjysmën e shqiptarëve jashtë….por nuk zhduket. Nuk ka burrë nëne që të zhdukë një popull të tërë, qoftë edhe me polici…..

Login to post comments

Lajmet e fundit

‘Ajo që ndodhi të enjten, puç parlamentar’, Vokshi: Vutë grupin parlamentar mbi Gjykatën Kushtetuese

Politikë

‘Ajo që ndodhi të enjten, puç parlamentar’, Vokshi: Vutë grupin parlamentar mbi Gjykatën Kushtetuese

  Deputetja e Partisë Demokratike Albana Vokshi, ka deklaruar se me vendimin e marrë të enjten në Kuvend për mos dërgimin në Gjykatën Kushtetuese të mandatit të Olta Xhaçkës, ka rënë...

Kalaja kallëzon në prokurori Ballën: SPAK t'i sekuestrojë telefonin dhe...

Politikë

Kalaja kallëzon në prokurori Ballën: SPAK t'i sekuestrojë telefonin dhe...

    Anëtarja e Komisionit të Apelimit në PD, Adriana Kalaja ka bërë një kallëzim penal për Taulant Ballën dhe individë të tjerë, të cilët sipas Kalasë kanë kryer shkelje nga më të rëndat...

Aksident në Santorini, humb jetën 29-vjeçari shqiptar

Kronikë

Aksident në Santorini, humb jetën 29-vjeçari shqiptar

  Një aksident rrugor ka ndodhur në ishullin grek të Santorinit, ku viktima është një 29-vjeçar me origjinë shqiptare. Sipas informacioneve të para, ngjarja ka ndodhur kur motori që drejtohej nga 29-vjeçari...