Voltana Ademi në mbështetje të protestuesve të burgosur, shkon në gjyq dhe jep mesazhin për Drejtësinë

Premte, 20 Prill 2018 16:14

Ndërsa Gjykata e Apelit në Shkodër, pritet të japë vendimin pas shqyrtimit të masës së sigurisë për 11 protestuesit e Rrugës e Kombit që u mbajtën në burg, kryebashkiakja e qytetit verior e ka ndjekur nga afër seancën.

Kryetarja e Bashkisë së Shkodrës, Voltana Ademi, ka publikuar fotografi direkt nga salla e gjyqit

“Direkt nga salla e gjyqit ku “Drejtësia” është përballë sfidës së pavarësisë. Prej më shumë se 2 orësh vazhdon gjyqi i 11 qytetarëve kuksianë në Gjykatën e Apelit në Shkodër”, shkruan ajo në Facebook.

Më tej shton se, avokatët mbrojtës dhe vetë të arrestuarit japin prova dhe fakte për paligjshmërinë e arrestimit te tyre nga policia.

Sipas Ademit, “drejtësia” sot është përballë një sprove për të treguar se është e pavarur dhe e pandikuar nga politika.

“Falenderim për qytetarët shkodranë për mbështetjen që nga mëngjesi të 11 kuksianëve duke qëndruar para gjykatës. Falenderim edhe për PD, grupin parlamentar dhe opozitën për praninë e tyre në Shkodër”, shkruan Ademi.

Pak ditë më parë sipas vendimit që u dha në Gjykatën e Tiranës, por nga gjyqtarë të Kukësit, u lanë në burg: Xhevahir Hereni, Elton Cenku, Florin Onuzi, Shkëlqim Vata, Xhevahir Gashi dhe Elvis Oruçi, Rasim Onuzi, Abdi Haziraj dhe Vasil Laci, Edmond Matmuja dhe 20 ditë burg për Shpëtim Totën.

Gjykata vendosi “detyrim paraqitje” për Ahmet Toblin, Lulzim Popën, Saimir Trotën, Lefter Trexhmatin, Adem Durakun dhe Armand Ademin, Ardit Alidinin, Zenel Matmujan, Fatos Harullën, Rasim Koloshin dhe “arrest shtëpie” për Shaban Selmanin dhe Shemsi Trotën.

Login to post comments

Lajmet e fundit

‘Ajo që ndodhi të enjten, puç parlamentar’, Vokshi: Vutë grupin parlamentar mbi Gjykatën Kushtetuese

Politikë

‘Ajo që ndodhi të enjten, puç parlamentar’, Vokshi: Vutë grupin parlamentar mbi Gjykatën Kushtetuese

  Deputetja e Partisë Demokratike Albana Vokshi, ka deklaruar se me vendimin e marrë të enjten në Kuvend për mos dërgimin në Gjykatën Kushtetuese të mandatit të Olta Xhaçkës, ka rënë...

Kalaja kallëzon në prokurori Ballën: SPAK t'i sekuestrojë telefonin dhe...

Politikë

Kalaja kallëzon në prokurori Ballën: SPAK t'i sekuestrojë telefonin dhe...

    Anëtarja e Komisionit të Apelimit në PD, Adriana Kalaja ka bërë një kallëzim penal për Taulant Ballën dhe individë të tjerë, të cilët sipas Kalasë kanë kryer shkelje nga më të rëndat...

Aksident në Santorini, humb jetën 29-vjeçari shqiptar

Kronikë

Aksident në Santorini, humb jetën 29-vjeçari shqiptar

  Një aksident rrugor ka ndodhur në ishullin grek të Santorinit, ku viktima është një 29-vjeçar me origjinë shqiptare. Sipas informacioneve të para, ngjarja ka ndodhur kur motori që drejtohej nga 29-vjeçari...