Berisha për AlbUkTV: Nuk ka asnjë provë! Beteja ime vazhdon në parlamentin britanik

Diel, 23 June 2024 20:57
 
 

Kryetari i Partisë Demokratike Sali Berisha, në një intervistë ekskluzive për AlbUkTv për emisionin UniversAl me gazetarin Martin Kiri, ka folur për vendimin ‘non grata’ të Britanisë së Madhe ndaj tij.

Gjatë bisedës Berisha deklaroi se, nuk ka asnjë provë ndaj tij, ndërsa SIAC nuk ka parë dosjen e dërguar nga ai në Londër, me prova dhe fakte që kundërshtojnë vendimin ndaj tij. 

 

“Dua të sqaroj që në fillim kur sekretari Blinken dizenjoi Sali Berishën dhe familjarët e tij për të ndaluar hyrjen në SHBA, unë kam vendosur dy parime.

I pari, asnjë lobim, zero. Parimi i dytë padi në gjykatë për shpifje ndaj sekretarit të DASH, Antony Blinken.

Kur ky vendim u përsërit në Britaninë e Madhe, unë deklarova se mbase vendimi kishte në bazë traktakin e 5 syve, vendet anglosaksione ndjekin të njëjtin vendim për çështje sigurie.

Por Alistar-King Smith së barku me Norman Duncan, që janë aktorët kryesorë të këtij akti, reagoi dhe tha ne kemi faktet tona.

Meqë thua e humba, nuk dihet e humba apo jo. Pse? Kërkoj nga ju dhe bashkëkombasit e mi në Britani të më dëgjojë pak se çfarë shkruan SIAC për këtë proces.

Në paragrafin 9 të vendimit të tij, SIAC thotë: Çështja e dytë paraprake që doli nga departamenti i Home Office, pra SIAC nuk shqyrtoi mijëra faqe provash të paraqitur nga avokatët e mi dhe tre deklarata dëshmitarësh që rrëzonin dosjen britanike.

Avoketërit e mi, kanë dorëzuar në kohë në përputhje me marrëveshjen çdo dokument të kërkuar dhe departamenti i Home Office, çfarë ka bërë, i ka pranuar, por nuk ja ka paraqitur sekretares siç thotë SIAC në vendimin e tij në nenin 9 sekretares që ajo të mos njohë të vërtetën.

Çështja e dytë e madhe që doli thotë, se kërkesa e Home Office që tre deklarata dhe mijëra faqe dokumente që përbanin prova, të mos pranoheshin sepse nuk janë paraqitur para sekretares.

Tani këtu kemi të bëjmë me një atavizëm që për fat të keq ka lindur në Londër tre shekuj më parë që quhet, gjyqi i kangurit.

Kam bindjen që këtë qëndrim SIAC-ut ja dikton ligji, dhe nuk është një shkruarje e ligjit nga gjyqtari.

Kam sjellë çdo provë që hedh poshtë si të turpshme akuzat e bëra.

Kam dokumentin që ua kam dorëzuar avokatëve të mi, se punonjësi që ka firmosur për përjashtimin tim, i kërkon zyrës së Norman Duncan, ish-ambasadori britanik në Shqipëri, se ku i bazoni këtë vendim, i thotë se janë telegramet diplomatike. Kur punonjësi i kërkon këto telegrame diplomatike, i thonë se janë zhdukur.

Nuk ishin zhdukur, se nuk mund të zhduken, por meqë nuk kishin asnjë provë, u preferua të thonin që, janë zhdukur.

Doja që të padisja për shpifje sekretaren e Home Office për vendimin ndaj meje, por avokatët më thanë se nuk mund të paraqitësh asnjë çështje në sistemin britanik pa kaluar në SIAC, dhe unë ndoqa këtë këshillë.

Nëse do ishte një sistem që pranonte padinë time, unë nuk do të isha fare në SIAC dhe parlamenti britanik bëri një raport. Në këtë raport parlamenti britanik thotë se, gangsterët e firmave piramidale të 1997 të Tiranës, se bankierët, financierët e Cityt që u sollën në mënyrë identitike si gangsterët e Tiranës nuk pësuan asgjë, ndërsa në Tiranë u futën në burg.

Beteja ime vazhdon, dhe prap kam besim tek drejtësia Britanike, do të konsultohem me avokatët e mi.

Unë prap do ta ndjek çështjen me parlamentin Britanik, me mediat britanike ato të cilat duan ti shkojnë të vërtetës, të investigojnë janë shumë të mirëpritura, nuk e ndërpres unë betejën e time.

Nuk e kam bërë unë betejën për të drejtën për të udhëtuar në Britani, por e kam bërë për të luftuar mafian shqiptaro-britanike, zyrtare”, deklaroi kryetari i PD-së Sali Berisha gjatë intervistës së dhënë në AlbUkTv.

 
 
Login to post comments

Lajmet e fundit

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

Politikë

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

  Nga Rruga e Shpresës, në tubimin qytetar, anëtarja e FRPD, Alda Hajderasi tha se Edi Rama, pasi largoi rininë, ka filluar të godasë ata që kanë ngelur, pensionistët. SPAK pse nuk...

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

Politikë

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

  Shqiptarët që jetojnë në Britaninë e Madhe i janë përgjigjur masivisht ftesës së bërë nga kryetari i PD-së, Sali Berisha për një takim në Londër.  Drejtori i komunikimit në PD, Alfred...

Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%!

Politikë

Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%!

Nga Ilda Zhulali: Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%! Ndërsa planin e gjobave të tjera, në masën 188%! Sa më pak vende parkimi...