Berisha: Altin Dumani jep dorëheqjen...Kur McGonigali u dënua në SHBA, ti hape dosjen për të mbrojtur Edi Ramën

Hënë, 24 June 2024 00:03
 
 

Lideri i opozitës, Sali Berisha ka kërkuar dorëheqjen e drejtuesit të SPAK, Altin Dumani, pasi sipas kryedemokratit, qëndron në atë detyrë në kushte antikushtetuese.

‘Altin Dumani jep dorëheqjen, je aty në kushte antikushtetuese. Kur McGonigali u dënua në SHBA, ti hape dosjen për të mbrojtur Edi Ramën’, theksoi Berisha në tubimin qytetar që zhvillohet në mbështetje të tij në ‘Rrugën e Shpresës’. 

 

Berisha: Ky mashtron shqiptarët se është i mbingarkuar, paçka se krahasur me prokurorinë e Krimeve të Rënda, me Task Forcën kundër Korrupsionit të marrë së bashku, ky sot ka trefishin  e personelit.

Ky sot ka pesëfishin e rrogave, ky sot është gjobëvënësi më i madh në Shqipëri.

Dëgjoni miqtë e mi!

Ky thërret në prokurori për hetim Baton Haxhinë. E kuptoni ju kiminë time për Baton Haxhinë, por e thërret se ti ke blerë nga një biznesmen, një shtëpi të cilën atij ja kishte shitur, Ilir Meta. A ka akt më të turpshëm.

Po mirë ti blerësin e parë do e pyesësh, por me të dytin çfarë ka lidhje ai, apo se dikur ka qenë e armikut Ilir Meta.

Ua solla këtë shembull se sa i shpifur, se çfarë morali ka ky pervers, se si përdor ky hetimin dhe ligjin, për urdhërat e Edi Ramës.

Dhe mos harroni kurrë se ky çdo sekond, çdo orë dhe ditë që qëndron në post, qëndron në kushte antikushtetuese.

Nga 6 vota, kushtetuta përcakton se në mënyrë taksative që duhej të kishte, është zgjedhur me 5 vota dhe me presion të madh.

Jep dorëheqjen e o faqezi, se Kushtetuta nuk është morali yt, nuk është defterja jote, por është ligji themelor i shtetit.

Jep dorëheqjen se je në krim kushtetues.

Jep dorëheqjen sepse qëndron aty, falë amnistive monstruoze të krimeve qeveritare, që bën.

Jep dorëheqjen, sepse ti u the shqiptarëve se nuk sekuestroj ndërmarrjen e djegësit të Tiranës së humbasim arbitrazin.

O nënpunës i shpifur i Edi Ramës, pa dinjitet. Nuk është kjo detyra jote, detyra jote është të ndëshkosh ata që vodhën 136 mln euro dhe ti nuk sekuestron sipërmarrjen që gllabëroi 136 milionë euro.

Shqiptarët nuk të harrojnë ty, mor sharlatan i panderë, kur u thoje se nuk mund të hetoje McGonigalin dhe kur McGonigali u dënua nga Gjykata e SHBA, ti hape dosjen për të mbrojtur Edi Ramën.

Ku i ke hetimet, ku janë, ku është dosja nga SHBA?

As ke fytyrë, as nder, as dinjitet.

Ti mendon se do të shplash Edi Ramën nga akti botëror korruptiv, i korruptimit të McGonigalit.

Jo mo jo, do të nxish më shumë fytyrën tënde, seç e ke, por amnisti Edi Rama nuk merr kurrë nga ajo dosje.

Login to post comments

Lajmet e fundit

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

Politikë

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

  Nga Rruga e Shpresës, në tubimin qytetar, anëtarja e FRPD, Alda Hajderasi tha se Edi Rama, pasi largoi rininë, ka filluar të godasë ata që kanë ngelur, pensionistët. SPAK pse nuk...

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

Politikë

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

  Shqiptarët që jetojnë në Britaninë e Madhe i janë përgjigjur masivisht ftesës së bërë nga kryetari i PD-së, Sali Berisha për një takim në Londër.  Drejtori i komunikimit në PD, Alfred...

Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%!

Politikë

Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%!

Nga Ilda Zhulali: Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%! Ndërsa planin e gjobave të tjera, në masën 188%! Sa më pak vende parkimi...