Të jesh i qeverisur sot në Shqiperi nga “Rilindja” dhe Edi Rama: Jozef Prudon mund të thoshte i bie , të jesh i vëzhguar nga patronazhimi, i inspektuar nga taksidaret militantë, i spiunuar, i kushtezuar , i perzgjedhur per tu goditur në enkroçat , i parkuar në qoshet e harreses, i indoktrinuar nga emisionet e darkes, lutes në zyra, prites në korridore, i kontrolluar në vullnete politike, i ekzekutuar në Sky , i peshuar me para si polic i lartë , i censuruar si intelektual, i komanduar si qytetar , nga qenie që nuk kanë as titull, as shkencë, as virtyt !
Keta quhen pushtetarë , ministra në shpine me kanistra, quhen kryebashkiakë e kaluara e të cileve shkelqen si kajmak, quhen zyrtarë që të bëjnë për të marrë, realitetin e bëjnë me barrë!
Karakteristikë kanë një tru që bindet, një bark që nuk nginjet, shetisin mbi makinë me xhama të zinj, zgerdhihen me buzeqeshje estetike , na sajdisin me hare propagandistike , me veprime të komanduara ,mendime të bllokuara!
Ne qeverisemi nga robot që marrin pushtet per të vjedhur e vjedhin per të mbetur në pushtet, pasurohen nepermjet sundimit e sundojnë duke u pasuruar!
Në luftë janë me zgjedhjet e lira e të ndershme, ndaj rrembimi dhe e pandershmja ështe misioni i tyre.
Një kamer e padukshme u prin. Aty artikulojnë Shqiperinë imagjinare,deshtimet e një grupi, bij të babezise, prind të egos pa cak, luftetare të paepur të pasurimit personal!
Gjuha e re , lepe peqe e lyer me vajin e korrupsionit shqiptohet me tingujt e axhit propit si në filmat e kinostudios !
Ajo synon shperlarjen e trurit shqiptar ! Sterkalkat e peshtymes bien mbi fytyren e një vëndi si virus mpirjeje.
Në fillim duke ndryshuar njëanshem Kushtetuten tani duke çuar reformen zgjedhore drejt deshtimit, duke mohuar në menyrë totalitare kualicionet parazgjedhore një atentat ndaj paqes sociale në sytë e gjithkujt po realizohet.
Historia e zgjedhjeve në Shqiperi u shnderrua në leksion regresi dhe provokimi. Sui generis , si transformohet vullneti elektoral.
Nga kjo foltore dua ti kujtoj faktorit nderkombetar në Tiranë, miqve dhe aleatëve të cilet u bënë kumbar të “marrëveshjes së 5 Qershorit 2020” e cila pak ditë më vonë në menyrën më të pabesë, u prish që të pengohej rrotacioni, duke i lënë ata me gisht në gojë pa justifikim e shpjegim se koha per të reflektuar eshte sot!
Ne qershorin e vitit 2020 ata lejuan , ose nuk e priten që Ujku të hungrojë me piskamë, të marrë mbi qafë jo vetem melçitë, por edhe zorret, organet e jashtqitjes me te cilat ndyu zgjedhjet e vitit 2021, duke nxjerre në fund një diferencë prej 37 mijë votash e cila prodhoi shumë mandate, dhe rreth 87 mije vota të pavlefshme!!
Kjo njollë nuk e bëri qeverinë e Edi Rames më demokratike, me bashkëpunuese, më të ndershme, me respektuese thjesht me agresive, me të perqendruar në korrupsion e skandale, më të strukturuar në manipulinin e votes, më të yshtur në shitblerjen e saj. Armike të çdo standarti, mike të çdo vesi!
Frika e ndeshkimit ju ka bërë të hazdisur në ndertimin e piramides se fajit. Si skllever te Keopsit vetem gurë të rinj shtoni mbi të.
Ndersa ata, dorëzanet faktori nderkombetar ne vend qe të shfaqej me reagues u ndie me i anashkaluar më i kompleksuar, më tolerant më hajdutin dhe më i ashper me viktimen.
Ata shpesh në keto vite kur kanë deshtuar ta bindin Kryeministrin të ndryshojë rrugë kanë insistuar të fusin opoziten në rrugen e tij.
Një sjellje kjo “ buona per l’Albania” por e papranueshme në vendet e tyre fanar demokracie e shprese neper ujdhesat e humanitetit.
Ju bej thirrje sot miqve dhe aleateve të ngrihen ne lartesine e nevojave qe Shqiperia ka duke i nderuar vendet që perfaqesojnë, të ngenë zërin dhe doren politike në mbrojtje të zgjedhjeve të lira e të ndershme, në mbrojtje të Opozites dhe të drejtave të saj!
Në fund ta bëjnë per Shqiperine per të cilen taksapaguesit e tyre kane paguar miliarda euro e dollare…!
Ta bëjnë në emer të misione paqeruajtese e stabilizuese qe dikur sollen per te shuar konfliket!
Ta bëjnë për Naton dhe BE -ne qe na ka dhënë iluzionin e aspirantit….!
Ta bëjnë per shqiptaret se perpjekjet e tyre ne histori për të mbetur pjese e Perendimit e meritojnë!
Miqtë nderkombetar në Tirane gjinden në një paradoks mes demokracise dhe stabilokracise dhe çudia është se ata e dinë mirë teorikisht se goditja e së pares shkallmon dhe të dyten.
Sot lidershipi opozitar gjindet nen represion. Sali Berisha në arrest pa asnjë akuzë në kundershti me Kushtetuten.
Atij i pengohet jeta politike si ndihme per Qeverine ne vit elektoral. Kjo ndihme do jetë fatkeqesia juaj.
Koleget socialist veç dy gjera mbllaçisin në ligjerimin e tyre , “non grata dhe ballkoni” a thua se kjo ju mbron nga skandalet, a thua se kjo ju bën me të ndershem , më pak të merzitshem, me pak hajdutë, më pak genjeshtarë, më shumë kurajozë, a thua se kjo është liçense per të vrarë pluralizmin dhe demokracinë, a thua se kjo ju heq tisin e banalitetit dhe mungeses se turpit qe ju karakterizon , a thua se kjo po i ndalon shqiptaret të ikin nga sytë , këmbet, a thua se kjo Republiken tonë të perdhunuar duhet ta ktheje në një Mbreteri të betonuar?!
Mbijetesen tuaj e shpresoni jo tek alternativa se prej shume stinesh nuk jeni më por duke tentuar asgjesimin e Opozites , duke provokuar popullin e saj.
Ju siguroj se ringritja e saj është e pandalshme e bashkë me të fundi juaj politik!
Miqtë nderkombetare shohin dhe degjojnë, ata e dinë se qeveria nuk mund ta zgjidhë problemin të cilin ajo vetë krijon çdo ditë! Koha për të folur është tani! The Time is Now! Pastaj fjala u takon qytetarve të ketij vendi.
Në paradoks gjindet dhe Opozita e cila jeton dilemen e madhe per formen e rezistences se saj !
Per aq sa themi sot se në Shqiperi ka demokraci e themi se ka opozite dhe persa themi se në Shqiperi ka regjim e themi pikerisht per ketë Qeveri dhe Kryeminister , binom ky qe mendon se frika mund deshperimin , paraja guximin, kercenimi revolten, krimi voten e lire pa vënë në hesap se vendi i tyre, vendi yne dhe i imi i ngjan nje tenxhereje me presion gati të shpertheje.
Vertete euro bie duke vënë në pikpyetje stabilitetin ekonomik po kjo sdo të thotë se ka rënë deshira për të mbrojtur liritë e fituara me shumë mund.
Vertete kullat e parasë së droges ngrihet po mos vini bast së krenaria e shqiptarve është ulur apo asgjesuar!
Nuk ka një qeveri të dytë në Europe që e ka shnderruar Parlamentin në teater komedie!
Kryeministri iken çdo ligji dhe rregulloreje , çdo debati me opoziten!
Nuk ka një vend të dytë në Europe ku zgjedhjet shnderrohen në prelud tragjedie per demokracinë e cila është me afer autoritarizmit sesa vetë konceptit në momentin që flasim, kur dihet e duhet të shenonin persosjen e saj!
Nuk ka një tjeter vend në Europe ku drejtësia nuk heton krimin zgjedhor duke e perligjuar atë me dosjet e famshme që bënë bujë në shtypin botëror por jo në ndergjegjet profesionale të gjykatave tona.
Të jesh i qeverisur nga kjo pseudomazhorancë që pengon rrotacionin si qellim në vetvete , me instrumenta të pistë, me hile dhe korrupson do të thotë të jesh, në çdo operacion, ose në çdo aksion , në çdo lëvizje, i shënuar, i regjistruar, i rishikuar, i vulosur, i prerë, i cituar,i këshilluar, i ndaluar , i reformuar, i rregulluar, i korrigjuar, i persekutuar!
“Do të thotë, nën pretekstin e dobisë publike dhe në emër të interesit të përgjithshëm, të detyrohesh të kontribuosh, të stërvitesh që të zhvatesh, të shfrytëzohesh, të monopolizosh, të shtrydhesh, të mistifikohesh, të grabitesh; pastaj, me rezistencën më të vogël, në fjalën e parë të protestës, të gjindesh , i shtypur, i gjobitur, i sharë, i gjuajtur, i ngacmuar, i rrahur, i çarmatosur, i lidhur, i burgosur, i gjykuar, i dënuar, i dëbuar, i flijuar, i shitur, i tradhtuar dhe, si të mos mjaftonte, i tallur, i indinjuar, i çnderuar”.
Këtu është qeveria, ja drejtësia e saj, ja morali i saj në 12 vite ku i dhuruan Shqiperise vetem mjekrrat e tyre duke i rrembyer asaj gjithçka tjeter!
Por ketu është edhe Opozita, këtu është Partia Demokratike dhe mbeshtetesit e saj , ketu është shoqeria Shqiptare e cila do të perballet me ju duke lenë per një çast menjane kristianizmin dhe islamizmin duke shkuar thelle ne kohe ne gjeneze tek religjion hebraik, duke u kujtuar se jemi ketu per tu perballur dhemb per dhemb e sy per sy ne emer te vlerave më të mira që ky vend mbart , ne emer të vlerave europiane qe duam ti bejme tonat kunder çdo mishele te politikes me krimin, te krimit qe vjedh zgjedhjet per te mbajtur ne kembe nje qeveri qe po shuan Shqiperine!
Mos luani me reformen zgjedhore , mos luani me zgjedhjet, mos ja dorezoni totalisht Shqiperine krimit te organizuar, parlamentin ligjet dhe pronat publike atyre !
Shqiptaret po i fusni ne udhekryq ! Sot ata janë mes krimit dhe demokracise mes lirise se zgjedhjes dhe zgjedhjes se detyruar!
Nese dikush atyre duhet tu dale zot perballe kriminelve dhe qeverise simbol i tyre me cdo sakrifice te zakonshme a sublime deputetet e Opozites do të jene në ballë të betejes!
Nese doni me patjeter të na vini kriminelet perballe e të na shnderroni ne gjah gje qe ne se duam se jemi njerez të zakonshem në një situatë të pazakonshme sepse deshirojme normalitetin , standaret jo konfrontimin, bujrum bejeni , e keni traditë që nga 1945 , mund ta beni perseri , por do merrni dhe faturen po kaq edhe gjykimin!
Krimet e gjenezes dhe lidhjet me to në bashkohësi ju kane bere te humbisni gjenezen e atdheut!
I vetmi gur kufi qe ju lidh me të është kerrthiza mbi zhaben e pushtetit!
Ne legjenden e Kamelotit thuhej “i sherbejme njeri tjetrit qe te mbetemi të lirë” ndersa ju i sherbeni nje njeriu qe te te shnderrohemi te gjithe ne rober! Nuk do ju lejojmë!
/Fjala e mbajtur në seancë plenare 24.06.2024/