Kryesia e Partisë Demokratike ka vendosur që protesta kombëtare e radhës të zhvillohet në datë 11 korrik ora 20:00 përpara Kryeministrisë.
Protesta do të zhvillohet në bulevardin “Dëshmorët e Kombit”, ndërsa podiumi do të vendoset para Kryeministrisë.
Gjithashtu kryesia ka vendosur që ditën e premte të mblidhet Këshilli Kombëtar i PD-së, për të miratuar rezolutën e bashkimit.
Kjo protestë vjen pas vendimit të Gjykatës së Apelit për të rikthyer vulën dhe logon në PD-në e drejtuar nga Sali Berisha, si shenjë revolte, pakëqësie dhe zemërimi pas skandaleve të njëpasnjëshme korruptive të qeverisë së Edi Ramës.