Lideri i opozitës, Sali Berisha ka vijuar akuzat në drejtim të kreut të SPAK, Altin Dumanit, në lidhje me nënshtrimin e tij ndaj provave skandaloze të korrupsionit galopant të Edi Ramës.
‘Mercenari Altin Zamani nuk guxon të hetojë pallatin pesëkatësh të Linda Ramës dhe sarajet e Surrelit’, theksoi Berisha në protestën maratonë te ‘Rruga e Shpresës’.
Berisha: Altin Zamani, ky mercenar në krye të grupit të strukturuar kriminal, thërret në Skrap blerësin e tretë të një banesë që dikur i përkiste ish-armikut Ilir Meta.
Por nuk guxon ky horr të hetojë pallatin pesëkatësh të Linda Ramës që nuk ka asnjë faturë, ndërtimore, bankare apo të çfarëdo lloji.
Nuk guxon ky horr që duan t’ia shesin shqiptarëve, të hetojë sarajet e Surrelit me 5 mijë metra katrorë kopsht, 57 metër katror themele, në një kohë kur Edi Rama kishte të deklaruara gjithsej 3800 euro dhe 400 mijë lekë.
Ju o dumanistë që nuk keni fytyrë të mbroni mëkatet tuaja se u ka marrë peng ai, thojuni shqiptarëve a duhet të hetohen sarajet e Edi Ramës, të ndërtuara mbi vjedhjen dhe krimin, apo duhet të thirret Batoni i Edi Ramës që ka blerë nga një blerës një shtëpi të blerë dikur nga Ilir Meta.
A e shihni ju tellallë që kaloni nga studio në studio për të mbrojtur krimet tuaja, se u ka marrë peng Dumani, përpiqeni të shisni kallp-sondazhe se paska opinion për të.
Se qenka i preferuar një hajdut i marrë peng, që ka larë paratë e vjedhura me apartamente.