Berisha: BE ndërpreu 140 mln euro për fermerët shqiptarë sepse Edi Rama e Erion Veliaj vodhën paratë e taksapaguesve europianë

Tuesday, 25 June 2024 00:21
 

Kryedemokrati Sali Berisha është ndalur edhe te vendimi i BE për të ndërprerë fondet IPARD për bujqësinë, si pasojë e korrupsionit qeveritar të hetuara nga organizmat e drejtësisë europiane.

‘BE ndërpreu 140 milionë euro për fermerët shqiptarë sepse Edi Rama e Erion Veliaj vodhën paratë e taksapaguesve europianë’, u shpreh Berisha në fjalën e tij gjatë tubimit qytetar te ‘Rruga e Shpresës’. 

 

Berisha: Miqtë e mi, këta vjedhin çdo gjë.

A nuk njoftoi BE se ndërpreu 140 milionë euro për fermerët shqiptarë sepse Edi Rama, këshilltarët e tij, Erion Veliaj me djegësat e tij kishin vjedhur paratë e taksapaguesve të BE.

Ndaj vendi të ndërpresë çdo ndihmë për një program jetik për fermerët shqiptarë.

Pra, çfarë të keqe mund të bëjë më të madhe Edi Rama se sa të zhysë në këtë lloj varfërie fëmijët e këtij vendi, nga të cilët 18 fëmijë në 100 të mos kenë më shumë se një apo dy vakte në 24 orë?

Çfarë emri më të shëmtuar mund të ketë ky krim?

A nuk është ky një lloj vrasje me dashje, me vjedhje, me vjedhje e fëmijëve tanë?

Miqtë e mi, Edi Rama nuk ka shpirt, nuk ka ndjenja, nuk ka moral.

Urdhëroni ku e ka katandisur Shqipërinë, aty ku asnjërit nuk ia priste mendja.

Por kjo vjen gjithashtu se Dumani i tij, se Zamani apo mercenari i tij me grupin e strukturuar kriminal në Skrap, mbron, amniston vjedhjet e Edi Ramës, Olsi Ramës, sojit të Ramës, qeverisë së Ramës, zyrtarëve të tij, Erion Veliajt, familjarëve të Erion Veliajt, zyrtarëve të tij.

Login to post comments