Burgosje politike/ Malltezi: Për 'blerje votash' - Beleri në burg, Bufi dhe Memolla në liri!

Tuesday, 25 June 2024 13:19
 

Prof. Dr. Jamarbër Malltezi, i cili vazhdon të mbahet në arrest shtëpie në një proces gjyqësor politik të provuar tashmë si i tillë katërcipërisht, ka sjellë sot një shembull të thjeshtë të shfrytëzimit të SPAK nga qeveria në pushtet: rastin e kryebashkiakut të zgjedhur të Himarës, që me prova të manipuluara po mbahet në qeli për të njëjtën vepër penale që akuzohen sot edhe dy kryebashkiakë socialistë: Bufi e Roskovecit dhe  Memolla i Rrogozhinës.

Në shënimin e tij në Fb, që ka tërhequr shumë komente në pak minuta, Malltezi shprehet: 

 
 

“Për të njëjtën vepër penale - "blerje votash",  Fredi Beleri ka 17 muaj në burg, ndërkohë që Majlinda Bufi dhe Edison Memolla kanë 18 muaj në detyrë që “hetohen” në gjendjen të lirë ...(Textbook definition of political prisoner)”, shkruan ai duke i mëshuar faktit se ky standard i dyfishtë e bën Belerin një të burgosur politik.

Më tej, në përgjigje të komenteve që i kanë ardhur, Malltezi ka hedhur vështrimin edhe tek ai që sot është Ministër i Drejtësisë ende në post, Ulsi Manja: “Edison Memolla u la të kandidonte tri herë pasi u regjistrua duke blerë vota dhe u angazhua Ministria e Drejtësisë t’i çonte votues në qendrën e votimit në burg, vendim që u shpall i pavlefshëm nga Kolegji Zgjedhor, por ministri është ende në detyrë,” vëren Jamarbër Malltezi me një notë ironie për SPAK.

Në një koment tjetër në të njëtin status, Jamarbër Malltezi heq edhe një paralelizëm me rastin e arrestit politik të liderit të opozitës, Sali Berisha, ku thotë se, "Berisha është në arrest shtëpie për akte normative që janë në fuqi, ose janë të njëjta ne përmbajtje me ato që janë sot në fuqi, përfshirë edhe atë të privatizimit më bono thesari. Rama është në pushtet megjithëse Gjykata Kushtetuese ka shfuqizuar një ligj dhe dy VKM (Teatri) se ishin në kundërshtim me Kushtetutën pasi ishin për individ dhe jo-normative. Jetojmë në epokën e çudirave, drejtësi e re kjo", - shkruan Malltezi.

Login to post comments