Mungon uji në çezmat publike të Elbasanit, banorët: Faji i bashkisë

Tuesday, 25 June 2024 16:03
 

Banorët e Elbasanit ankohen për mungesë të ujit në çezmat publike.

Sipas tyre faji për mungesën e ujit është I bashkisë, e cila nuk merr masa që në këto ditë të nxehta të sistemojë çezmat publike me ujë. Ata që vuajnë më shumë janë pensionistët, të cilët shprehen se nuk kanë mundësi të blenë ujë dhe çezmat publike janë një ndihmë për ta.  

 

Në këto ditë të nxehta  ku temperaturat kanë arritur pikun e tyre, banorët e Elbasanit vuajne mungesën e ujit në cezmat publike.

Mosha e treta por jo vetëm fajsojën për këtë situatë bashkinë. Ata shprehen se duhet te jetë institucioni vendor që të kujdeset, pasi ata janë takaspagues të rregullt dhe se nuk kanë mundesi që të blenë ujë, sepse pensioni i tyre është i pa mjaftueshëm për ushqim dhe ilace.

Qytetarët i kërkojnë bashkisë që në cezmat publike të ketë ujë, pasi në këto muaj temperaturat janë të larta dhe kane nevoje edhe te freskohen.

Login to post comments