Manjani: Ky sistem shëndetësor rrëzohet nga vota. Dikush duhet të ketë sistem tjetër alternativ gati

E mërkurë, 26 June 2024 00:43
 

Avokati Ylli Manjani i ftuar në ‘A Show’ me Adi Krastën në SYRI TV, ka folur për rastin e fundit të skandalit në QSUT, ku mjekët nuk u jepnin shërbim pacientëve të onkologjikut, duke i drejtuar tek klinikat e tyre private.

Manjani u shpreh se, ky sistem nuk rrëzohet me SPAK, por rrëzohet me votë. 

 

Nëse kemi një individ të korruptuar, ky është i thjeshtë për tu izoluar. Drejtësia mirë apo keq, duhet të bëjë diçka.

Problemi është se, nëse drejtësia ka këtë kriter, sistemin nuk e ka për mision drejtësia. Sistemin duhet ta rregullojë qeverisja e mirë.

Këtu fillon detyra e njerëzve. Nëse njerëzit pranojnë këtë mekanizëm qeverisës, që nuk u jep shërbimin, që i vendos njerëzit në llogore, sepse i egërson njerëzit, dua ilaçin.

Nëse sistemi shëndetësor i vendos në pozita kriminale, mjekët në njërën anë, pacientët nga ata tjetër, ky është sistem dhe duhet të përmbyset.

Këtë sistem nuk e përmbys as SPAK, as reforma, as Hasani e Hyseni, këtë e përmbys vetëm vota.

E për ta përmbysur vota, dikush duhet të ketë një sistem alternativ gati. Dikush duhet ti thotë popullit shqiptar, se ky sistem mjekësor ka mbaruar. Ky sistem falas, nuk është falas. Përgatituni njerëz se po ju vjen gjëma.

U duhet thënë e vërteta në sy. Dhe më pas duhet thënë, si ta bëjmë.

Si i kanë zgjidhur qeveritë perëndimore prej vitesh. Është kultura e sigurimeve. Ka një sigurim kolektiv dhe ka sigurim individual në varësi të shërbimit që do të marrësh. Këtu fillon e qeveris, qeveria thotë se ne për të shtuar këtë shërbim, duhet të shtojmë përqindjen.

Ky është sot debati në Britani’, tha Ylli Manjani në SYRI TV.

Login to post comments