Edi Rama, në mbledhjen e grupit të PS, ku foli për komisionin Antikorrupsion, gënjeu duke deformuar kërkesën e BE për këtë komision, e cila ka kërkuar gjithëpërfshirje politike, por Rama ka habitur edhe kur ka thënë se ata të BE-së janë surprizuar nga lufta kundër korrupsionit që po bën Shqipëria.
Këto ‘uau’, pra, janë për kreun organizatës së Rilindjes që ka ngritur skemën më kriminale të vjedhjes së qytetarëve të tij, siç është afera e inceneratorëve.
Aferë e cila është copëzuar nga SPAK, me detyrim përcaktim nga Rama, vetëm e vetëm që të shmangë atë nga roli përgjegjës që ka.
Pjesë nga fjalimi i Ramës:
"Shqipëria ka një administratë publike, që ka një pjesë të bardhë, ka dhe një pjesë të zezë, me të cilën sot merret drejtësia. Përfitoj nga rasti të falenderoj prokurorët e SPAK, të cilët po bëjnë ç’të munden për ta zvogëluar atë pjesën e zezë që është një turp kombëtar, turp shtetëror, turp popullor, turp për të gjithë.
Në këtë proces është përfshirë një numër jashtëzakonisht i madh, 1746 persona të cilët nuk kanë shkuar në Bruksel se i kemi mbledhur ne, por se kanë përfaqësuar një pjesë të tyren. Që nga kryeministrat dhe zëvendësa të komisionit më kanë thënë ‘Uau, Shqipëria po na surprizon’”, u shpreh ndër të tjera Rama në mbledhjen e Grupit Parlamentar të PS.