'Kolegët e SPAK-ut nuk e lejojnë Veliajn të dalë jashtë vendit nga frika mos spiunon Ramën'

E mërkurë, 26 June 2024 19:43
 

Kreu i PD-së, Sali Berisha, ka publikuar në rrjetet sociale deklaratën e kryebashkiakut Erion Veliaj kur trajton prokurorët e SPAK-ut dhe oficerët e BKH-së si kolegë.

Krahas kësaj video kreu i PD-së shkruan se kolegët e SPAK-ut me urdhër të kryeministrit Edi Rama nuk e lejojnë Veliajn të dalë jashtë vendit. 

 

Sipas Berishës motivi është se Veliaj e spiunon Ramën me keq se Arben Ahmetaj, duke iu referuar investigimit të mediave italiane.

“Kolegët e SPAK-ut me urdhër të Ramës nuk e lejojnë të dalë jashtë vendi. Motivi, spiunon Ramën me keq se Arben Ahmetaj!”, shkruan Berisha.

 
 
 
Login to post comments