Protesta e 11 korrikut, PD: Po bashkohemi për betejën vendimtare për fatin e vendit

E Enjte, 27 June 2024 11:49
 

Partia Demokratike ka treguar hapin e radhës pas protestës kombëtare më 11 korrik, datë që u vendos gjatë mbledhjes së Kryesisë.

Në kuadër të përgatitjeve për protestën kombëtare, do të mblidhet Këshilli Kombëtar i Partisë Demokratike të premten (28 qershor” në orën 18.00.

Gjatë mbledhjes së Kryesisë, kryetari i PD-së Sali Berisha u shpreh se ky është bashkim në betejë të një rëndësie jetike dhe vendimtare për fatin e Shqipërisë.

Deklarata e PD-së:

Nisur nga disa paqartësi që qarkullojë në media, sqarojmë se Partia Demokratike në mbledhjen e fundit të Kryesisë, vendosi të thërrasë protestë kombëtare të enjten më datë 11 Korrik 2024. 

Kryetari i Partisë Demokratike Sali Berisha në fjalën e mbajtur në mbledhjen e Kryesisë vuri theksin tek bashkimi rreth idealeve, kontributeve dhe mirëpritja e të gjithë atyre që ndër vite dhanë kontribut të pamohueshëm në Partinë Demokratike.

“Ky nuk është një bashkim në festë, por një bashkim në betejë të një rëndësie jetike, vendimtare për fatin e Shqipërisë dhe kombit shqiptar”, tha Berisha në mbledhjen e Kryesisë së datës 24 qershor.

Për Berishën “Një front i gjerë dhe i bashkuar opozitar është i një rëndësie vendimtare përballë Edi Ramës i cili ka humbur çdo gjë, ligj, moral dhe ka vetëm narkobandat e tij me pushtet dhe jashtëpushteti që qëndron në zyrë”.

Teksa kërkoi mobilizim dhe angazhim maksimal të strukturave, Berisha garanton shqiptarët se “Shumë më shpejt se mund ta mendohet, qeveria teknike krijohet në Shqipëri. Topi është në anën e opozitës”.

Ndërkohë në kuadër të përgatitjeve për protestën e 11 korrikut, te premten më 28 qershor ora 18.00, mblidhet Këshilli Kombëtar i Partisë Demokratike

Login to post comments