Deputeti i PD, Tritan Shehum në fjalën e tij në parlament gjatë interpelancës me ministren e Shëndetësisë, Albana Koçiu ka rreshtuar të gjitha faktet se familja në Shqipëri po kërkohet të shkatërrohet me projektligjin e ri për surrogacinë.
Shehu është shprehur se surrogacia është një formë skllavërie moderne e gruas, goditja e rëndë i dinjitetit dhe diskriminim i thellë për të dhe fetusin që trajtohet si send.
Fjala:
Të nderuar kolegë,
Zonja ministre, unë e vlerësoj këtë interpelancë mjaft të rëndësishme që ka të bëjë me problemet e shëndetit riprodhues, fekondimin invitro, sterilizimi invaziv. Ju mund të thoni se përse i bashkoni ju këto çështje, përgjigjja është e thjeshtë, pasi ministria që ju drejtoni i keni bashkuar në një material në formën e një projektligji me titullin shëndeti seksual dhe riprodhues.
Jam çuditur nga ky bashkim, pasi nuk ka shpjegim shkencor. Ju e keni bërë këtë dhe po vazhdoj debatin e fillit tuaj. Ju ministre nuk mbuloni vetëm Ministrinë e Shëndetësisë në dikasterin tuaj, por edhe elementët socialë, besoj se jeni koshiente se në përkrahjen sociale nuk përfshihen vetëm qytetarët në nevojë dhe një tabelë me shifra, por futen dhe politikat për jetën e njeriut si individ, por edhe traditat dhe ekzistenca. Edhe këta duhen të mbrohen. Kanë të bëjë me nënën dhe babain, me ligjin e diskriminimit, kanë të bëjë me mbrojtjen e dinjitetit të gruas, fëmijës nga diskriminimi.
Ministria juaj duhet të dallojë qartë ku dallojnë, ku prevalojnë teknikat mjekësore dhe avancimi i saj dhe ku prevalojnë këtë parime universale të shoqërisë në tërësi del publikisht me një material të dyshimtë që vë në dyshim me negativizëm këto të fundit për t'i hedhur në diskutim popullor.
Kjo më kujton Romën e vjetër, ku ata mblidheshin në plebishit për të diskutuar mbi të ardhmen si demokracia direkte, por ju këtë e bëni vetëm për të fshehur qëllimin e vërtetë.
Ju këtë po e bëni për t’i dhënë goditjen fatale nënës, gruas dhe fëmijës. Në fakt sot si ministre sociale ju pyes dhe për atë mashtrim të martesës homoseksuale në institucion shtetëror. Shteti nuk shpërndan asnjëherë kot për diskutim të tilla materiale dhe dua të di qëndrimin tuaj dhe të qeverisë tuaj ato trakte materiale. Dua të di, unë dhe publiku, i cili ka reaguar me një ndjeshmëri të madhe se përse janë publikuar këto teza.
Dua të falënderoj të gjitha institucionet fetare, organizatat pro jetës dhe familjes, por edhe shoqërinë, do të doja të dija edhe cili është qëndrimi juaj në uterusin me qera si një formë tregtie të hapur që e kthen vendin në një vend tregtues organesh.
Kjo është një formë skllavëri moderne e gruas, goditja e rëndë i dinjitetit dhe diskriminim i thellë për të dhe fetusin që trajtohet si send. Metoda të tilla shfrytëzimi të uterusit të dënuar me rezolutë të PE krijojnë dëme të mëdha të shëndetit mendor të fëmijës dhe nënës. Ju flisni për ndryshimin në kodin e familjes, zëvendësime të nënës dhe babait me shifra numerike për të shkuar te familje artificiale që nuk krijojnë jetë. Ju si ministre duhet të reagonit për të ndaluar një material të tillë. Ju nëpërkëmbni fëmijët dhe shkoni nga diskriminimi në krim vrastar ndaj tyre, kërkoni të nxisni abortin dhe ju e konsideroni atë pjesë e planifikimit familjar.