Pas skandalit në shërbimin onkologjik është acaruar marrëdhënia mjek pacient ku edhe ata të cilat nuk i kanë emrat në dosjen e prokurorisë, po përballen me agresivitetin e familjarëve të pacientëve.
Kjo vjen për shkak të orientimit të qartë të qeverisë së Edi Ramës për të shënjestruar vetëm mjekët si përgjegjës me qëllim shmangien e përgjegjësisë nga sistemi kriminal që ka ngritur Rilindja në shëndetësinë që premtoi falas.
Përfshirja e disa individëve në skemat e korrupsionit, po penalizion të gjithë mjekët që ofrojnë shërbim në onkologjik shumë prej të cilëve kanë shpëtuar jetë njerëzish .
Ekipi i mjekëve në shërbimin onkologjik shprehet i revoltuar pasi janë kundër hetimeve që ndërmerr prokuroria, por publikimi i dosjes sipas tyre është i patolerueshëm pasi cenon rëndë imazhin e të gjithë bluzave të bardha.
Sipas mjekëve edhe prokuroria është nën orientimin e politikës duke u shpërndarë mediave segmente të caktuara nga dosja hetimore për të ngritur valën e sulmeve ndaj mjekëve.
Në dosjen e prokurorisë përfshihet dhe brakiterapia e cila ka mbërritur që në kohën e pandemisë dhe për të cilën mjekët kanë denoncuar pasi burimi i rrezatimit nuk kishte bunker të posaçëm dhe rrezatimi dëmtonte mjekët dhe pacientët
Ky burimi rrezatimi është nxjerrë nga kapsulimi vetëm për t’u testuar dhe nuk është vënë asnjë herë në funksion ndërkohë që ka vetëm një vit kohë që të mund të përdoret ende.